Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka investuar së fundmi në rrjetin e ri të kanalizimeve në rrugën "Kongresi i Manastirit".
UKT ka shtuar sasinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, si dhe ka shmangur përmbytjet në periudhën e reshjeve.
Kështu, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka marrë përsipër që t'i përgjigjet në një kohë mjaft të shpejtë ankesave e problematikave të qytetarëve.
“I shërbejmë qytetarëve në mënyrën më korrekte, për çdo problematikë që krijohet. Investuam në rrjetin e ri të kanalizimeve në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Tashmë i dhamë zgjidhje problematikës së qytetarëve”, bën me dije UKT.
Komente











