Rruga Kune-Hidrovor hapet më 1 korrik, çliron trafikun në Shëngjin

Rruga Kune-Hidrovor hapet më 1 korrik, çliron trafikun në Shëngjin

Rruga Kune-Hidrovor me gjatësi 3 kilometra po rehabilitohet dhe do të hapet brenda datës 1 korrik, duke lehtësuar trafikun e automjeteve për pushuesit që do të zgjedhin Shëngjinin këtë sezon.

Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, i cili ndau disa foto në rrjetet social, teksa ishte sot për inspektim në këtë rrugë.

Gjatë verës kjo rrugë do të jetë 1 kalimshe, ndërsa nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

Rehabilimi i rrugës Kune-Hidrovor është një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlere 79 milion lekë, ku përfshihet asfaltimi si dhe mbrojtëset anësore të saj.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Krem mbrojtës apo nxirës? Si të kujdeseni për lëkurën në plazh

Krem mbrojtës apo nxirës? Si të kujdeseni për lëkurën në plazh