TIRANE - Bashkia e Tiranës nuk i përfundon rrugët që nisë. Para dy ditësh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka inauguruar përfundimin e punimeve në rrugën “Gramoz Pashko”, përballë Fakultetit të Ekonomisë. Por nëse ecën deri në fund të rrugës ajo nuk është shtruar e gjitha.

Pjesa e rrugës së pashtruar është në të njëjtin dretim me rrugën “Gramoz Pashko” dhe aty nuk ka ndonje emër tjetër rruge, që të bën të mendosh se kjo nuk është pjesë e saj. Kjo nuk është hera e parë që rrugët e inauguruara nga Lulzim Basha dhe drejtuesit e bashkisë, janë të papërfunduara ose janë dëëmtuar vetëm pak ditë pasi janë inauguruar.

Vetëm pak ditë më parë gazeta “Shqiptarja.com”, denoncoi faktin se në rrugën e Dibrës dhe pse ishte inauguruar, punimet për të vazhdonin. Ndërsa herë pas here në të gjithë aksin rrugor ishin bërë arnime të saj.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)