Partia Demokratike e Durrësit ka bërë kallëzim në Prokurori për shpërdorim detyre për Bashkinë e Durrësit dhe kryetarin e saj, Vangjush Dako, pasi sipas saj rruga ‘Pavarësia” u rikonstruktua vitin e kaluar, ndërkohë që tashmë kanë nisur punimet përsëri me një fond të ri.
Sipas Partisë Demokratike, ky është një abuzim i hapur me fondet, në një kohë kur rruga është rikonstruktuar njëherë.
“
Në cilësinë e kryetarit të PD depozitova në prokurori një kallëzim ndaj bashkisë dhe kryetarit Vangjush Dako. Për abuzim me fondet publike dhe shpërdorim detyre. Prokuroria duhet të hetojë këtë fakt, për të bërë transparencë. Para pak kohësh u bë një ndërhyrje në këtë rrugë, investim që përfundoi vitin e kaluar me 2 miliard lekë. Këtë vit po hidhen në erë rreth 2.2 milion lekë të vjetra. Denoncoj, pasi këtu ka abuzime e vjedhje të pastra. Po pengohet sezoni turistik” tha Osman Stafa.
Menjëherë pas kësaj, Bashkia e Durrësit ka reaguar duke thënë se, ky investim po bëhet nga tre institucione dhe synon të sistemojë rrjetin e ujërave të ndotura, përmirësojë furnizimin me ujë të pijshëm dhe të rehabilitojë hapësirat publike në të dyja anët e rrugës.
“
Ky projekt realizohet nga tre institucione: Banka Botërore me fond 4.1 milion euro që do të sistemojë rrjetin e ujërave të ndotura të të gjithë zonës së plazhit. Qeveria Shqiptare me fondin 150 milion lekë që do të përmirësojë furnizimin me ujë të pijshëm të të gjithë plazhit. Bashkia e Durrësit me fondin 228.271.305 me tvsh nga FZHR që do të rehabilitojë hapësirat publike në të dyja anët e rrugës Pavarësia. Për herë të parë tre institucione janë koordinuar plotësisht pa dëmtuar investimet e njëra tjetrës. Ky investim do ti shërbejë mijëra banorëve të plazhit, mijëra turistëve dhe qindra bizneseve të kësaj zone. Falë këtij investimi madhor në sezonin turistik të vitit 2017 plazhi i Durrësit do të jetë një destinacion edhe më shumë i preferuar nga turistët” thotë Bashkia.
Bashkia shton se, investimi i një viti më parë për korsinë e biçikletave, pemët e mbjella dhe ndriçimi nuk dëmtohen por integrohen plotësisht në këtë projekt, ndërkohë që përfundon duke dënuar çdo akt dhune që synon shkatërrimin e pronës publike dhe cënon imazhin turistik të qytetit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
47.8%
-
Gafë
48%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 4382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)
9 Janar, 19:42
-
Pse nuk duhet të hani ushqimin e një dite më parë?
9 Janar, 19:42
-
Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun
9 Janar, 19:25
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24
-
Mbrëmja Ceremoniale për Sportistët/ Rama: KOKSH ka dalluar në rang botëror! Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave! Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet
9 Janar, 19:21
-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
9 Janar, 19:18
-
Tiranë/ Akuzohej për trafik droge dhe organizatë kriminale, GJKKO dënon me 5,4 vite burg Luis Çelën, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar
9 Janar, 19:15
-
Gjyqi për ‘Plumbi i artë’, dëshmia e të penduarit Dumanit: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Të pandehurit: Nuredini gënjen!
9 Janar, 19:05
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Homazhet për Jimmy Carter bëjnë bashkë rivalë dhe ish-aleatë! Trump përkrah Obamës, takon edhe ish-zëvendësin e tij
9 Janar, 18:58
-
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
9 Janar, 18:40
-
Poli Hoxha: Nuk mendoj se Rama merr më shumë se 68 mandate! Nëse bashkohen, partitë e vogla marrin 30%, Berisha duhet të bëhet ‘qingj’
9 Janar, 18:31