Aleksandër Ndoka, këshilltar bashkiak në Lezhë e njëherazi vëlla i ish deputetit të PS-së, Arben Ndoka, u vra në një antetat pranë banesës së tij në dhjetor 2017.
Por këshilli bashkiak i Lezhës ka vendosur që një rrugë në lagjen “Nënë Tereza”, në afërsi të banesës së tij, të marrë emrin e Aleksandër Ndokës.
Në ceremoninë e vendosjes së tabelës emërtuese, veç familjarëve të të ndjerit, morën pjesë qytetarë të Lezhës dhe deputeti Pjerin Ndreu.
Rruga "Aleksander Ndoka" e inauguruar sot në Lezhë
“Ishte një propozim i shumë qytetarëve, për kontributin dhe gjithë të mira që kolegu ynë Aleksandër i ka dhënë këtij qyteti”,- tha Kristjan Gjidodaj, kryetar i këshillit bashkiak.
Jorida Ndoka, vajza e të ndjerit e ka falenderuar Këshillin Bashkiak. “Falënderoj këshilltarët për vendimin për të nderuar emrin e babait tim”.
Për ne është nder që jemi këtu në përkujtim të këtij njeriu që ka dhënë shumë për këtë qytet, për forcën tonë politike. Është njeri që përherë do të jetë i paharruar. Kjo është pjekje për të përjetësuar emrin e tij. Ne do të bëjmë gjithçka për të zbuluar autorin.
Pjerin Ndreu, deputet i PS
Pjerin Ndreun dhe Arben Ndoka gjatë inaugurimit të rrugës "Aleksander Ndoka"
Gjergj Prendi, prefekt i Lezhës tha se askush nuk e meritonte më shumë se sa Aleksandri emërtimin e kësaj rruge.
Aleksandër Ndoka u ekzekutua mëngjesin e 9 dhjetorit përpara banesës së tij, por autorët ende nuk janë identifikuar.
Komente

Ky ka rene " deshmor " per lirine e atdheut dhe demokracine. Edhe ne Tirane me duket se eshte nje rruge me emrin e vellait te Arben dhe Mark Frrokut. Prandaj mos u habitni nga emra rrugesh qe shohim sot dhe nuk i njohim. Tutore, rrufjane, vrases, dallaveraxhinj, kolaboracioniste etj nuk ka rendesi. Ne adresarin e shqiperise do te quhen si rruget e turpit. Hartuat sesi u sollen me nje grup pleqsh kjo lloj kategorie diten e clirimit? Nje gje ksne te mire qe emrat jua vendosin pas vdekjes. Hajde sa me shume rruge turpi.
PërgjigjuAman vellezer,ndalojani "marshimin"budallait.
Përgjigju?????? ???Pse??? ??????
PërgjigjuPo ose more për ç’farë arsye?
Përgjigju