Rruga për në Parajsë? Fotoja
që bëri familjarët ta besojnë

Rruga për në Parajsë? Fotoja<br />që bëri familjarët ta besojnë
Familjet e dy grave, njëra prej të cilave vdiq bashkë me beben 9 muajshe në një aksident me makinë janë mahnitur nga një fotografi që kanë parë nga vendi i ngjarjes.

Jemi në SHBA në Xhorxhia dhe bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 25 Prill ku vdiqën Hannah Simmons, 23 vjeç, vajza e saj 9 muajshe A'lannah, mikja e saj Lauren Buteau, 28 vjeç banore të Gainesville, Georgia.
 
Kjo ishte një fotografi e realizuar rastësisht nga zonjusha Gannon e cila donte t’i dëshmonte tezes së saj se ishte bllokuar në trafik.

Por ajo që u pa më pas dhe i la të habitur të gjithë ishte drita që zbriste nga qielli dhe binte fiuks në vendin ku ndodheshin vajzat e vrara në aksident.

Kur e panë këtë fotografi familjet e viktimave u mbushën me shpresë.
 
Edhe vajza që bëri foton tha se kur e pa imazhin, e cilëosi menjëherë “rruga për në parajsë”.

“Unë nuk besoj në kooçidenca, as në mrekulli. Por më bëhet qejqi që ajo fotografi ngjalli kaq shumë shpresa tek familjet e viktimave”, tha Noble.

“Ato janë në qiell tani dhe ne na shohin nga lart. Kjo ishte një shenjë”, thanë familjet e viktimave.

fotoja
(Fotoja ne momentin e aksidentit)
vajzat qe vdiqen ne aksident georgia
(Vajza ne te majte Lauren Buteau dhe Hannaha ne mes qe u vrane ne aksident)
 
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi