Gjendja tejet e amortizuar e rrugës pranë zjarrfikëses në Vlorë ka krijuar shqetësim për qytetarët. Njëri prej tyre ka denoncuar gjendjen duke dërguar në Report Tv pamjet. Ai thotë se gjendja është skandaloze si pasojë e mungesës së investimeve.
Report Tv mëson se qarkullimi i automjeteve është devijuar në këtë rrugë si pasojë e punimeve që po realizohen në bulevardin e qytetit bregdetar. Distanca që duhet të përshkruajnë mjetet në këtë rrugë si pasojë e devijimit të qarkullimit është rreth 100 metra.
Komento