Rruga që lidh Thumanën me Fushë-Krujën e shkatërruar, banorët: Punimet duhej të mbaronin në korrik

Rruga që lidh Thumanën me Fushë Krujën e me disa fshatra të tjerë është tërësisht e shkatërruar. Ndërkohë që për këtë rrugë fondi për investim është 650 milion lekë, nga qeveria shqiptare përmes Fondit Shqiptar i Zhvillimit. Afati për përfundimin e punimeve ka qenë muaji korrik i këtij viti, por kanë kaluar më shumë se 4 muaj dhe punimet akoma nuk kanë përfunduar as në gjysëm të segmentit. Banorët e zonës shprehen të indinjuar në lidhje me vonesat që po ndodhin, ndërsa kërkojnë nga shteti të merren masa që rruga të shtrohet sa më shpejt sepse kalimi në të është me shumë vështirësi.

"Kanë futur paret në xhep, sepse në këto rrugë nuk ecet gjallë në botë", u shpreh për Report TV njëri prej banorëve.

"Në tabelë thuhet se punimet mbarojnë në korrik të 2018-s, jo në korrikun e 3000-shit. Ato thjesht po bëjnë lojra me rrugën, nuk po punojnë si duhet", u shpreh një tjetër banor. 

Zona e Thumanës është një nga pikat më nevralgjike përsa i përket përmbytjeve gjatë kohës së dimrit, ndërkohë që për shkak të punimeve edhe kanalet kulluese janë të bllokuara.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani