Rruga Qukës-Qafë Plloçë, Balla-opozitës: E nisët punën pa projekt, e përdorët për fushatë! Sula: Shpresova që kur erdhët në pushtet do i çonit para drejtësisë shkelësit

 

Kreu i PS, Taulant Balla foli në kuvend për rrugën Qukës-Qafa e Plloçës ndërsa akuzoi qeverinë e atëhershme, të Sali Berishës, se kanë abuzuar me ndërtimin e kësaj rruge duke e përdorur për fushatë elektorale. Balla tha se e nisën ndërtimin e rrugës pa projekt dhe pasi fituan zgjedhjet shpallën kompaninë fituese, që sipas Ballës e hartoi projektin nga zyra pa dalë në terren. Ai tha se të gjithë personat e përfshirë në këtë rrugë duhet të ishin tashmë para drejtësisë.

“Nuk do ta kisha marrë fjalën për këtë çështje nëse Dash-i nuk do të kishte thënë vetëm të pavërteta. Në 25 qershor 2009, ti Dashi bashkë me Mondin, Ridvanin, Saliun keni qenë në mitingun e madh të fillimit të rrugës Qafë Plloçë. Ke qenë Dash, se ishit kandidatë për deputet të PD. U inaugurua rruga, filloi rruga dhe rruga filloi pa projekt. Pasi filloi rruga me ca makina të rënda e vetmja gjë që mbaj mend ishin shembja e shtëpive të disa familjeve. U shembën shtëpitë sepse rruga filloi në një zonë ku nuk ishte bërë studimi, pasi u fituan zgjedhjet e 2009, qeveria bëri tender për projektin që e fitoi një kompani italiane, që ia dha një kompani shqiptare që e bëri projektin nga zyra pa shkuar në terren. Ruga rrëshqiste vend e pa vend, në shumë vende por me epike është një urë që doli kështu, njëra këmbë vinte këtu tjetra atje, 17 metra diferencë. Por tani kjo që po u them hajde ma kundërshtoni, po ca duam të them. Ditën që behët bashkë Saliu me Ilirin ,17 metra diferencë urë është pak, duhet të jetë më e madhe. Gjithë ata persona që janë përfshirë në këtë histori duhet të ishin para drejtësisë. Sa i përket asaj që po bën kjo qeveri, është se do e mbarojë këtë rrugë. Rruga do mbarojë dhe e vërteta është se shpresoj që t’iu kenë ardhur mendtë, mos të hyni më ne debat me ne për çështjet e rrugëve sepse ne po i mbarojmë”, tha Balla.

Në përgjigje të akuzave të Ballës, deputeti demokrat Dash Sula i tha se kanë shpërdoruar detyrën duke mos akuzuar denoncuar shkelësit e ligjeve. Madje, Sula i tha se ai ka shpresuar që në 2013 kur PS ka ardhur në pushtet do i çonte para drejtësisë shkelësit e ligjit.

"Tha që duhet të ishim para drejtësisë. Po, a e di që ka një nen kodi penal shpërdorimi i detyrës. Ju me anë të mos veprimeve, keni parë abuzim në këto vepra dhe nuk keni denoncuar shkelësit e ligjit. Pse se keni bërë, çonit dosjet në prokurori për këto tenderime. Nuk më vjen turp ta them se kur keni ardhur ju në qeveri në 2013 kemi shpresuar se do i vinit para drejtësisë të korruptuarit dhe nuk e bëtë, mos flisni më pas 10 vitesh”, tha Sula.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Shehaj akuza kryeministrit: Fshihesh pas një kompanie offshore holandeze, po s’kam prova! Rama: Ose je idiot ose bën vetë! Shko bëj një skaner se s’di çfarë flet


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë

Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë