Rruga nacionale Roskovec -Poshnje, Berat është kthyer në një shqetësim mjaft të madh për drejtuesit e mjeteve që zgjedhin të kalojnë në këtë aks për shkak të amortizimit në të gjithë gjatësinë e saj. Ata ankohen se nga prezenca e gropave në rrugë ju janë dëmtuar edhe mjetet. Ata bëjnë thirrje që të zgjidhet kjo gangrenë e cila e shoqëron këtë rrugë prej vitesh.
"Nuk shërben për asnjë emergjencë. Të sëmurët një në fshat nuk e çon dot të vdes I sëmuri ën rrugë nga gropat. Prandaj I bëj thirrje shteti që të vëre dorë në këtë rrugë se është jashtë çdo kriteri." tha një qytetarë.
Nga ana tjetër kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi e pranon se kjo rrugë, nga kthesa e Kurjanit deri në rreth rotullimin e Poshnjes është në gjendje mjaft të keqe, por shumë shpejt sipas saj kjo problematikë do të gjeje zgjidhje.
"E gjithë rruga që nga kthesa e Kurjanit deri në rrethrrotullimin e Poshnjes është në një gjendje të vështirë dhe e pa kalueshme për të gjithë banorët apo nevojtarët që kalojnë aty me mjetet. Kemi pas takim me koordinatorin rajonal të Fondit të Zhvillimit o cili ka qen këtu për të verifikuar të gjithë pjesën ku do të bëhet ndërhyrja. Në kohën më të shpejtë të mundur do të vazhdoje zbatimi I këtij projekti shumë të rëndësishëm për të gjithë ato qytetarë që për nevojat e tyre kalojnë në këtë segment shumë të rëndësishëm. " ka thënë Majlinda Bufi.

Ky segment rrugor i cili lidh qytetin e Roskovecit me atë të Beratit kap një gjatësi prej 5,2 kilometër.
Komente

