SARANDE- Rruga nacionale që lidh Vlorën me bregun dhe Sarandën në afërsi të vendit të quajtur “Kalaja”, qëndron e bllokuar prej disa orësh si pasojë e rrëshqitjes së një masivi gurësh në asfalt dhe në det.

Për disa orë rruga ka mbetur e bllokuar, ndërkohë që po punohet me disa fadroma për hapjen e saj.

Për shkak të bllokimit që kanë shkaktuar gurët e rrëzuar, automjetet janë detyruar të qëndrojnë në radhë në të dy anët e rrugës.

Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zhbllokimin e të dy rrugëve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)