Rruga nacionale Vore-Doganë-Rinas është kthyer në makth për drejtuesit e mjeteve.

Gropat në rrugë janë prezente në të gjithë gjatësinë e këtij segmenti i cili ka një rëndësi të veçant pasi kjo rrugë është aksi kryesor që lidh portin e Durrësit me Kosovën.

Si pasojë e rrugës së rrënuar shpesh krijohen radhë të gjata pasi shoferët duhet të ruajnë makinat në të kundërt përfundojnë me goma të dëmtuara.

Ndërkohë që firma e cila është ngarkuar për mirëmbajtjen e rrugës vetëm sa merr parat, por asnjëherë nuk bën riparime.
 
Një pjesë e segmentit të kësaj rruge nga Vora në doganë është rikonstruktuar totalisht para 2 vitesh, por punimet me cilësi të dobët ka bërë që brenda 3 muajsh rruga të rikthehej në identitet siç njihet prej vitesh. 

[gallery]22071[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com