Rrugë e re në Njësinë 5, Veliaj: Koha të mos pengojmë zhvillimin e qytetit për bindjet politike

Dhjetori i gjen banorët e Komunës së Parisit me një rrugë të re,që lidh rrethrrotullimin me rrugën “Robert Shvarc”, duke mundësuar kalimin më lehtë të automjeteve, biçikletave dhe këmbësorëve. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe deputeti i PS Pandeli Majko, përuruan rrugën e re që do të shërbejë edhe si valvul shkarkimi për të dalë në Unazë.

“Sot kjo rrugë është si çdo rrugë që do të shkonim në çdo qytet perëndimor në Zvicër, Gjermani, Itali apo Francë. Një rrugë që ka dy korsitë, vendet për mbeturinat, korsitë e biçikletave, që respekton trotuarin dhe sigurisht fton për zhvillim edhe pjesën që ende mbetet për t’u urbanizuar”, tha Veliaj.

Ai risolli në vëmendje përpjekjet për të penguar rehabilitimin e kësaj zone dhe theksoi se ky është një çast për të reflektuar dhe për të kuptuar se qyteti duhet të zhvillohet e të ecë përpara.

“Vendi ku jemi sot ishte rruga ku kemi parë ato skenat histerike të dikujt që, edhe pse merrte paratë e dëmshpërblimit nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës, sërish hipte mbi tjegullat e çatisë për të kërkuar më shumë seç i takonte. Segmentet kryesore si Unaza te Astiri apo Bulevardi i Ri kanë qenë në planet e Bashkisë së Tiranës që në vitin 89-të. Histeria e tipit hajde më filmo se unë do të hidhem pasi kam marrë paratë e një prone të ndërtuar ilegalisht, që s’ka paguar taksat 30 vjet, duhet të marrin fund. Ky është një moment për të kërkuar pak pjekuri dhe për të kërkuar ndjeshmëri nga ata që kërkojnë disa klikime më shumë ose disa 'like' më shumë, për të kuptuar se qyteti duhet të zhvillohet, duhet të ecë përpara, akset do të hapen dhe rrugët do të zhvillohen”, nënvizoi Veliaj.

Sipas tij, askush nuk mund ta bllokojë zhvillimin e Tiranës dhe pavarësisht bindjeve politike, rruga e re do u shërbejë si socialistëve, ashtu edhe demokratëve.

“Për ne është privilegj që jemi në krye të këtyre punëve dhe pavarësisht bindjeve politike që kemi, kjo është një rrugë për të majtë e për të djathtë. Në këtë rrugë e korsi biçikletash do të ecin si të majtët, edhe të djathtët; të gjithë, pa dallim, do të hedhin mbeturinat dhe do të ndriçohen me ndriçim led. Ka ardhur koha që qyteti të fitojë pjekurinë për të mos bllokuar projektet sipas bindjeve politike apo për axhenda të ndryshme, që përdorin mish për top këdo që mund të jetë hallexhi për momentin, që ka zaptuar rrugën, por jo më kur është shpronësuar dhe kur janë dhënë paratë që të vazhdojë me strehimin e tij dhe të ardhmen e familjes së tij, pa bllokuar të ardhmen e qytetit”, deklaroi Veliaj.

Deputeti i PS, Pandeli Majko vlerësoi vëmendjen e Bashkisë së Tiranës ndaj Njësisë 5 për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Këto janë disa lajme të mira në kohë COVID-i. Të gjithë komunitetit këtu te rruga 'Tish Daija' i është ndryshuar cilësia e jetës,është bërë një punë vërtetë e mire”, tha ai.

Rruga e re që lidh rrugën “Tish Daia” me rrugën “Robert Shvarc” ndodhet në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, në Njësinë 5. Ajo është e pajisur në të dyja krahët me korsi të dedikuara për biçikletat.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paradoksi: 30/11/2020 21:24

    O Shoku,po ky Lali Populisti,edhe aty ku kishte mbetur 1m trotuar,na e leu më bojë e na e bëri..gjoja Korsi Dy'rrotakesh?!..jo me ec,po këmbësorët duhet me fluturu..!!

    Përgjigju
  • Fatosi: 30/11/2020 19:19

    Ne rrugen e dibres dhe--rruga fortuzi trotuaret jane ngushtuar,,,njerezit perplasen me pemet,,,turp,,te zgjerohen menjehere sic kane qene..erion...

    Përgjigju
  • O Demagog: 30/11/2020 15:50

    Po eja hap rrugën e Trotuaret të Ing. E ndërtimit,të Nyja betonit e gjithë Lagjes Ish Klubi Partizani

    Përgjigju
  • beni: 30/11/2020 14:04

    hahah rruge e re thote ky, per nje rruge 50 metra hahahaa

    Përgjigju
    • Toni: 30/11/2020 15:48

      O Beni(që ecën me hapat e Lulit),rruga është 340m o derdimen... Kryetarin e keni njësh për matematikë dhe histori ndërsa ju anëtarët jeni qorra nga sytë dhe shurdhë nga veshët!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë