Rrugëdalja e prokurorisë, ja
si dërgoi Hejsek në gjykatë 

Rrugëdalja e prokurorisë, ja<br />si dërgoi Hejsek në gjykatë 
Prokuroria e Tiranës ka gjetur një rrugëdalje ligjore për të marrë të pandehur dhe dërguar dosjen në gjykatë ish-drejtorin e “CEZ Shpërndarje” Josef Hejsek.

Ky i fundit sipas prokurorisë ka bëshkëpunuar me shtetasin shqiptar të arrestuar Kastriot Ismailaj dhe ky bashkëpunim ka qënë në fillesat e këtij mega mashtrimi duke përfunduar deri në lëvrimin e pagesës prej 4.6 milion euro nga kompania “CEZ Shpërndarje” në kompaninë “Debt International Advistory”.

Po si do e akuzojë në gjykatë prokuroria e Tiranës Josef Hejsek, në një kohë kur ky i fundit ka pasur mbrojtje ligjore, nga marrëveshja e lidhur mes CEZ Albania dhe shtetit Shqiptar, e cila i garantonte atij mos nisjen e asnjë procedimi penal? Për këtë, prokuroria shprehet se kanë gjetur dhe rrugën ligjore që rrëzon mburojën për ish-drejtorin Hejsek.

Marrëveshja me ligj, jo me ratifikim
Sipas akuzës, marëveshja mes “CEZ Albania” dhe shtetit shqiptar, është miratuar në parlament nëpërmjet një ligji, dhe kjo marëveshje është bërë me ligj, dhe jo me ratifikim.

Nisur nga situatë,duke marrë hierakinë juridike të Shtetit Shqiptar,në këtë rast prevalon më tepër Kodi Penal se sa ligji që ka shërbyer për lidhjen e marrëveshjes mes “CEZ Albania” dhe shtetit. Nisur nga këto kushte sipas burimeve të prokurorisë shtetasi Austriak Josef Hejsek nuk ka asnjë mburojë ligjore, dhe ai do gjykohet në mungesë.

Dërgimi i dosjes në gjykatë, 2 akuza në gjykatë
Ish-drejtori i “CEZ Albania” Josef Hejsek është marrë i pandehur në mungesë dhe dosja në ngarkim të tij, i është përcjellë për gjykim të mëtejshëm, gjykatës së kryeqytetit. Ka qenë prokuroria Antoneta Sevdarasi, e cila ka ngritur akuzën e “Mashtrimit me shuma të mëdha” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale” ndaj shtetasit çek, duke i kërkuar këtij të fundit që për këtë akuzë të vijë dhe të japë llogari në gjykatën e Tiranës.

Sipas akuzës, Hejsek në bashkëpunim me Kastriot Ismailajn që tashmë po gjykohet, kanë mashtruar duke përvetësuar rrerth 4.6 mln euro nga fondi i kompanisë CEZ-shpërndarja. Kjo shumë, sipas prokurorisë, i ka kaluar Ismailajt nga Hejsek me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, me arsyetimin se kompania DIA ka evidentuar debitoret problematik dhe më pas ka mbledhur borxhet e kompanisë CEZ.

Hejsek në asnjë moment nuk ka dhënë shpjegime për këtë akuzë, madje ka refuzuar t'i përgjigjet pyetjeve të prokurorisë, të cilat u janë dërguar me letërporosi në Austri.Madje herë pas herë avokatët mbrojtës të Kastriot Ismailaj, kanë kërkuar në gjykatë që Hejsek të paraqitet në sallën e gjyqit dhe të dëshmojë, por në asnjë seancë ai nuk është paraqitur.

Marrëveshja që i jep imunitet
Marëveshja mes CEZ-it dhe Shtetit Shqiptar i ka dhënë “imunitet” ish-drejtorit të parë të CEZ-it në Shqipëri Josef Hejsek. Ky imunitet është krijuar nga ish-qeveria e Sali Berisha, e cila dhe ka ratifikuar në parlament marëveshjen mes CEZ dhe shtetit Shqiptar Shqiptar. Nisur nga kjo situatë, ish-drejtori ka përfituar nga kjo marëveshje, e cila e zhvishte atë nga përgjegjësia penale.

Sipas pikës 9 të kësaj marrveshje, ku parashtrohen pikat për zgjidhjen me pajtim, lirim apo shkarkim. Në një nga këto pika thuhet se “me zgjidhjen e plotë dhe përfundimtare, palët shqiptare lirojnë dhe shkarkojnë nga përgjegjësia grupin CEZ dhe të punësuarit e tyre.

Sipas kësaj marrveshje, deri në momentin e nënshktrimin nuk kishte ndonjë procedim ndaj shtetasve çek dhe çdo hetim i nisur pas kësaj marrveshje nga pala shqiptare është “nul”.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025