Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tjetër procedure prokurimi lidhur me rrugët dytësore ne nyjën Milot. Referuar dokumenteve të këtij institucioni bëhet me dije se fondi limit I vënë në dispozicion është rreth 10 milionë euro I ndarë në tre vite.

Në objekt të kontratës parashikohen dy komponentë ku së pari përfundimin e punimeve për  vënien në shfrytëzim të Nyjës së Milotit dhe së dyti kryeja e volumeve të punës sipas projekt-preventivit të zbatimit të Rrugëve Dytësore, punimet e të cilit janë të lidhura domosdoshmërish me vënien  në shfrytëzim të Nyjës së Milotit.

ARRSH ka ndarë në specifikimet e saj teknike edhe punimet që do të kryhen për secilin nga komponentët . Kështu “Ndërtim nyja lidhëse e rrugës Milot – Lezhë – Rrëshen – Thumanë” është pjesë e rrjetit rrugor kombëtar dhe i përket njëkohësisht si korridorit Veri – Jug ashtu dhe aksit Durrës – Kukës – Morinë.

Projekt-preventivi i kontratës parashikon ndërtimin e një interchangë_ i në kryqëzimin e autostradës Milot – Rrëshen – Kukës – Morinë dhe asaj Fushë Krujë – Milot – Lezhë. Nyja përbëhet nga dy akse dhe katër rampa: Aksi Milot  –  F.Krujë  me gjatësi 752 m, aksi F.Krujë – Lezhë me gjatësi 1463 m.

Po kështu është parashikuar vendosja e Sinjalistikës horizontale për vijëzimin e rrugës, realizimin e zebrinave e simboleve të ndryshme sipas vizatimeve përkatëse si dhe vendosja e reflektorëve të asfaltit sy-maceve për rritjen e sigurisë rrugore

Rrugët Dytësore te Nyja Milot Rrugët pozicionohen në Bashkinë Kurbin. Këto rrugë konsiderohen shumë të rëndësishme për banorët e zonës, pasi me përfundimin e zbatimit të projektit të “Ndërtim nyja lidhëse e rrugës Milot – Lezhë – Rrëshen – Thumanë”, do të bllokohen lidhjet e tyre të drejtpërdrejta me rrugën nacionale.

Rrugët Dytësore të Nyjës Milot janë të ndara në rrugë dytësore dhe rrugë të brendshme për në banesa, parcela bujqësore e biznese. Rrugët e brendshme sigurojnë daljen në rrugët dytësore për banorët, parcelat bujqësore dhe bizneset.

Ndërsa lidhja me akset nacionale realizohet nëpërmjet rrugëve dytësore duke shfrytëzuar nënkalimin ekzistues Gurëz-Milot në njërën anë si dhe mbikalimin ekzistues të Patokut në anën tjetër të nyjës së re Milot.

Janë gjithsej 7 rrugë dytësore dhe 13 rrugë të brendshme të përfshira në projekt, me gjatësi totale 11 910 ml. Punimet në këtë projekt pritet që të zgjasin 15 muaj nga nënshkrimi i kontratës./Monitor/