Ditë të vështira po kalojnë banorët e zonave të prekura nga stuhia e rrëmbyeshme dhe moti i keq i ditëve të fundit në tokën helene.
Momente tmerri dhe ankthi përjetoi një familje gjermane me 3 fëmijë në Evia, pasi rrugët u shndërruan në lumenj dhe jeta e pesë pjesëtarëve të saj u vu në rrezik pasi mbetën të bllokuar në shtëpi.
Menjëherë pas një telefonate, forcat e posaçme mbërritën në vendngjarje, ku përmes një litari kanë ndihmuar fillimisht 3 fëmijët e më pas prindërit.
Momenti që të merr frymën është regjistruar nga kamera e Tv Skai.
Situata për shkak të shirave ka qenë alarmante dhe vendin fqinj, ndërsa qindra shtëpi, automjete dhe prona privat janë dorëzuar ‘nën pushtetin e ujit’, duke u shkatërruar.
Sipas ekspertëve ky ka qenë shiu më i furishëm që ka përjetuar Greqia vitet e fundit në muajin tetor.