Rrugëtimi i 40 vajzave për në Siri 
Çfarë i josh të përfundojnë në ISIS

Rrugëtimi i 40 vajzave për në Siri <br />Çfarë i josh të përfundojnë në ISIS
Në Zhegër të Gjilanit e njohin me emrin Merita, por në Siri ajo quhet Ummu Hamzaa. Merita Aliu ka 5 muaj që ka braktisë Kosovën, për të marr rrugën për në Siri. Në mëngjesin e 1 Korrikut, 27 vjeçarja kishte dal nga shtëpia e saj, me vetëm një qante në dorë, pa i treguar askujt se për ku është nisur.
 
Familjar të Meritës, të cilët nuk dëshirojnë të flasin për media, prapa kamerave thonë se më hallall do të bënin ta mbyllnin atë në burg, se që ka shkuar atje.
 
Merita, e ndarë nga burri i saj në Kosovë, dhe e martuar sërish në Siri, përshkruhet si një vajzë e qetë. Ditëve para se të nisej ajo vazhdimisht kishte komunikuar me një shoqe nga Prishtina e cila dyshohet se ndodhet në Siri bashkë me fëmiun e saj, pasi burri i është vrarë atje. Kjo e fundit dyshohet se ka qenë edhe inicjatorja e nisjes së Meritës për në Siri. Në faqen e saj në rrjetin social Facebook ajo ka ndryshuar identitetin dhe tashmë njihet me emrin Ummu Hamzaa.
 
Familjarët tashmë kanë humb të gjitha shpresat që do ta shohin edhe një herë vajzën e tyre.
 
Merita nuk është e vetmja vajzë që ka marrë një rrugë të tillë. Kjo dukuri tashmë ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë.
 
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, janë plotë 40 shtetase kosovare që në periudha të ndryshme kanë udhëtuar apo gjenden në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak. Deri më tani institucionet e sigurisë nuk kanë informacione për ndonjë shtetase të Kosovës të ketë humbur jetën në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump