Rrugëtimi i "Buka n`strajcë", të
zëvëndësojmë çokollatën me sallatë

Rrugëtimi i zëvëndësojmë çokollatën me sallatë">
Ushqime të pasura me shumë yndyrë e me pak fibra, po bëhen gjithmonë e tepër shkaktarë të mbipeshës dhe shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme.

Studime të shumta të zhvilluara kohët e fundit sjellin shifra të frikshme të obezitetit dhe sëmundjeve.

Duke u nisur nga kjo Bledar Kola, së bashku me chefat e kuzhinës Bledar Koçibelli dhe Oltion Veshi ndërrmorrën një nisëm, e para e këtij lloji që kanë ndërrmarrë tre kuzhunier.

Shpesh i etiketojnë si tre muskutierët e ushqimit të shëndetshëm, e jo më kot mund të quhen të tillë pasi ata kanë një mision: Buka Në Strajcë.

Por, si nisi kjo nisëm?
Chef Bledar Kola na tregon se fenomeni i obezitetit që tek moshat e reja, fëmijët, i bëri ata të krijonin “Buka n`strajcë” ose buka që duhet të marrin fëmijët me vete.

“E vetmja gjë është që të thyejmë tabunë e ushqimit me vete, buka n`strajcë. Ndaj, morëm ketë nismë me Bledar Koçibellin dhe Oltion Veshi. Fillimisht e nisëm tek liqeni duke ftuar fëmijët dhe duke dhënë informacion. Buka n`strajcë është një nisëm për të edukuar fëmijët në lidhje me ushqimin”, tha chef Bledari.

Një ushtrim shumë i thjeshtë me të cilën u përballën fëmijët ishte teknologjia dhe ushqimi. Bledi i testoi ata për të kuptuar njohurinë e tyre me ushqimin.

Nëse bën një test të vogël me fëmijët 5 deri në 10 vjeç dhe t`i pyesësh cili është telefoni i fundit dhe i cilës marke. Të gjithë e dinë. Nëse i pyet cilat janë tre frutat e stinës, ata nuk e dinë. Dhe ky është problemi kryesor jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e Evropës ku informacioni rreth ushqimit nuk është i barabartë me informacionin që kanë rreth teknologjisë. Duhet t`i tregojmë atyre që informacioni rreth ushqimit nuk është vetëm për të ushqyer stomakun dhe për të mbijetuar por duhet t`i tregojmë rëndësinë e ushqimit, i cili ndikon tek truri, bukuria, shëndeti i tyre”.
 
Në ditë ndryshe ishte për fëmijët e klasës së dytë të shkollës Jeronim De Rada, të cilët erdhën në restorantin “Mullixhiu” ku bashkë me chefat Bledar Koçibelli, Bledi Kola dhe Olton Veshi mësuan rreth ushqimeve të shëndetshme duke gatuar bashkë me ta.

“Unë nuk marrë bukë me vete por vetëm banana”, u shpreh Dea një vajzë e vogël e cila ishte bashkuar kësaj nisme për të mësuar më tepër rreth ushqimeve, tha Chef Bledi.
Ndërsa, Fjorda një vajzë 8 -vjeçare na tregon se çfarë ushqimesh ajo konsumoi nga chefat e kuzhinës. Por, ajo ende ishte e dyshimit se çfarë produktesh ushqimore duhet të konsumoj. Pak e turpshme, Fjorda iu përgjigj pozitivisht pyetjes së gazetares se a do e zëvendësonte një sallatë me një çokollatë.

Më pëlqen më shumë çokollata, tha Fjorda”.

Ndërsa Megi i njihte perimet dhe frutat e stinës duke na thënë se me chefat e kuzhinës mësoj të konsumojë ushqime të shëndetshme.
Rrugëtimi i “bukës në strajcë”, kësaj nisme nuk ndodh vetëm në restorant, chefat e kuzhinës udhëtojnë bashkë me furgonin e tyre nëpër shkolla të ndryshme të Tiranës.

Ne kemi një kamion që ka disa pajisje dhe shkojmë nëpër shkolla. Ftesa për të shkuar në shkolla vjen nga dëshira e nxënësve dhe prindërve, tha Bledi.

Por jo vetëm në Tiranë, ata kanë shkuar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
 
“Kemi arritur të influencojmë edhe nëpër rrethe. Kjo na jep një sinjal shumë pozitiv. Kemi konstatuar nga fëmijët që kemi në rrethin tonë shoqëror se u pëlqen kjo nisëm dhe kemi arritur një ndërgjegjësim që ata të marrin bukën me vete. Duhet t`i kujtojmë shpesh herë që është ushqimi që e lidh familjen. Të gatuash është fisnikëri dhe jo turp”.

Fisnikëria rrjedh nga shtëpia jonë dhe të dimë se çfarë konsumojmë është shëndet dhe një lloj kulture e njohjes së organizmit tonë.

Përgatitja e ushqimit që marrim me vetë në shkollë apo punë është shumë e rëndësishme edhe në marrëdhëniet familjare, shprehet chef Bledi.

“Fenomeni kohë është ai që i limiton për të marrë bukën me vete. Thjesht duhet të dish ta menaxhosh kohën. Është çështje prioritetesh.”

Të ndërgjegjësosh për mënyrën e ushqyerjes tek çdo fëmijë, aty ku është themeli i një brezi të ri nuk është e lehtë. E djemtë kanë patur disa vështirësi.

“Vështirësia më e madhe e këtij projekti ka qenë për të future mesazhin tonë në shkolla. Lidhja me shkollat kanë qenë pak problem se njerëzit janë pak skeptic. Por deri më tani është pritur mirë. Me fëmijët është pak më e lehtë se e thithin më mirë mesazhin dhe binden më lehtë”.

Por cila është pengesa më e madhe në shoqërinë tonë për të marrë bukën me vete?
Ideja e kësaj nisme është të krijojmë modele dhe ne kemi zgjedhur fëmijët e familjeve të pasur. Sepse ata kanë mundësinë të blejnë në fast food. Një fëmijë i varfër detyrohet të jetë në rrjesht me shokët. Dhe fëmija që s`ka shumë të ardhura dhe ata që kanë të ardhura shkojnë e blejnë ushqim të gatshëm. Në duam që fëmijët e pasur ta marrin bukën me vete, kështu dhe ata që vijnë nga familjet e varfëra nuk i vjen turp ta marrin bukën me vete.

Në këtë projekt Bledar Kola ka hasur dhe shkaktarin kryesor të pengesës së nismës “Buka n`strajcë” tek fëmijët?
“Ne po luftojmë me mullinjtë e erës kjo pasi kompanitë e mëdha shpenzojnë miliona euro për të shitur produktet e gatshme. Ndërsa ne jemi tre muskutierë që me lekët tona të pakta apo ato që nxjerrim nga restoranti luftojmë produktet që gjejnë të gatshme në treg”.

Bledi bashkë me dy chefat e tjerë na rrëfen strategjinë e tyre lidhur me këtë nismë.

“Po ta mendosh ne nuk kemi shumë kohë që jemi në demokraci por nga dëshira e madhe për të qenë modern kemi marrë shembuj negativ. Edhe japonezët janë modern e të zhvilluar por nuk janë obezë. Në Shqipëri ne shohim anën e gabuar të jetës moderne. Për një kohë shumë të shkurtër ideja për të qenë modern është të jemi të veshur bukur dhe harrojmë ushqimin e shëndetshëm”.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi