Rrugëtimi i refugjatëve nga Lindja përmes Shqipërisë drejt Evropës, Report Tv sjell rrëfimet e tyre nëpër rrugët e Tiranës: Ngjarja e rëndë me sirianët? Nuk jemi ashtu!

Esjan Eshbili 22 vjeç dhe Hamza Hasani 18 vjeç që u gjakosën duke kafshuar njeri tjetrin nuk janë të vetmit klandestinë të Lindjes që vërtiten rrugëve të Tiranës.  Në një lokal në Laprakë gjejmë disa prej tyre. Thonë se në Shqipëri ndjehen të mikpritur, por pamjet e dhunës mes dy të ngjashmëve i shohin si horror të vampirëve në filma dhe distancohen nga ajo dhunë e papranueshme.

Biseda me emigrantin 1

E keni parë këtë video?

Një minutë, eeeee

E keni parë?

Jo jo. Sille sille, vampir këta

Çfarë janë?

Këta janë vampir. Këta janë nga siria

Nga jeni ju?

Tunizia, sjeni nga siria

Sa vjeç jeni ju?

24 vjeç

Keni një pasaportë, kartë identiteti?

Jo skam një dokument

Si keni ardhur nga Tunizia?

Kam shkuar në Turqi, Greqi, Shqipëri

Si keni udhëtua, me makinë, anije?

Në këmbë

Në Selanik kufi me Shqipëri me makinë

Nga Turqia kaluan në Greqi, në  qytetin e Selanikut e më pas në Korçë. Prej aty morën rrugën drejt Tiranës. Iu duhet vetëm një mundësi. Një Shqipëri trampolinë, asgjë më shumë

Biseda me emigrantin 2

Nga jeni?

Unë jam nga Algjeria

Kam ardhur nga Algjeria në Turqi, Greqi, Shqipëria, Kosovë, Serbi, Kroacia, Slloveni, është katastrofë

Keni ecur në këmbë apo me makinë?

Kam ecur në këmbë nëpër male

Keni një pasaportë ose kartë identiteti?

Jo nuk kam, kam një foto në mesenxher

Keni paguar për të ardhur deri këtu në Shqipëri?

Po kam paguar pak

Sa për shembull?

50 euro nga kufiri në Korçë.

Ju ka ndaluar policia këto kohë?

Po, policia këtu s’ka problem

Si jetoni ju çdo ditë përgjatë një muaj, me çfarë ushqeheni?

Me ndihmën e njerëzve,

Ku i gjeni paratë, të paguani ushqimin?

Na ndihmojnë njerëzit për kafe, ushqim

Në Algjeri keni lënë familjen?

Algjeria është e bukur nuk është Afrika, por ka probleme politike për mua është problem.

Ku dëshironi të shkoni?

Dua të shkoj në Barcelonë atje kam fëmijët

 

Biseda me emigrantin Karim

Dua të shkoj në Francë, të jetoj si të gjithë njerëzit e tjerë. Ata që shihni në televizor, nga Algjeria, Marok, Siria, nuk është çdokush siç shihni në televizor. Ka njerëz të mirë, ka doktorë, ka profesorë, për këtë duan të ikin.

Keni mbaruar ju një shkollë?

Po kam mbaruar shkollë

Cili është profesioni Juaj?

Shef Kuzhine.

Pra jeni kuzhinier

Flm juve, faleminderit Shqipërisë, dëshiroj që Shqipëri të jetë më mirë se Evropa

 

Por si jetojnë ata kur lëmosha dhe lypja, vjedhja apo grabitja nuk ju siguron të ardhura ? Një prej tyre tregon në Report Tv  se merr para nga të afërmit nëpërmjet Bitcoin.

 

Biseda me emigrantin për paratë bitkoin

Keni paguar për taksinë?

Sigurisht

Sa?

75 euro

Ku i keni gjetur paratë të paguani makinë?

Ju keni bitkoin Nuk kam paguar me bitkoin, po me bitkoin në magazinë unë marrë paratë. Përshembull, vëllai im më ka transferuar 25, 33, këto janë paratë e mia

 

Lëmë lokalin dhe  në një rrugicë të Laprakës takojmë dy djem nga Maroku, Jusuf dhe Mohamed. Janë në një dyqan rrobash. U kërkojmë leje për të ecur bashkë me ta, për të mësuar diçka rreth asaj si ata e kalojnë orët këtu. Drejtimi tyre është në qendër të Tiranës, në një agjenci transferte parash për të marrë 300 euro që siç thonë u ka dërguar një kushëri.

 

Biseda me Jusuf dhe Mohamed

Mund të shkojmë bashkë, aty ku do të merni paratë?

Po, shkojmë

Do shkojmë në këmbë?

Jo me autobuz

Me Jusuf dhe Mohamed pritëm autobusin për të shkuar në qendër të Tiranës. Aty ata tërhoqënn paratë pasi nesër është dita e fundit që qëndrojnë në Tiranë. Do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt Kosovës e më pas për në vendet e Evropës.

Kur i afrohemi stacionit të autobusit, një djalë i ri vendos tu fal 200 lekë për një kafe. U  uron rrugë të mbarë.

Jusufi tregon se në Marok ka lënë vajzën e vogël….Do një jetë më të mirë për vete dhe familjen e tij diku në Evropë  Por deri kur të mbërrij në vend  duhet të paguaj. Tek agjencia do të tërheq 300. S’ka nevojë të ketë dokument me vete. Dikush do ti japë këto para vetëm përmes fotos.

Rrugës tek Ura e Lanës  rastësisht takohemi me një tjetër grup emigrantësh. Përshëndeten me Jusuf dhe Mohamed. Kanë vetëm pak para dhe deri në një shtet të Evropës iu duhen të tjera.

Ku dëshironi të shkoni?

Në Evropë, Itali, Gjermani, Francë Kam 5 vite rrugëve, 3 vite në bosnje, 1 vit në serbi, tani jam këtu. Kam kalaur shumë vende, tani dua deportim nga Algjeria të më sjell pasaportën. Isha në Serbi 6 muaj

Si jetoni çdo ditë në Shqipëri?

Njerëzit shqiptarë janë shumë të mirë, vëllezër myslimanë

Keni para në xhepa? Ku flini?

Flemë në hostel. Paguajmë nga 10 euro, pranë komisariatit në qendër.

Megjithatë transporti iu kushton më shumë. Jusuf dhe Mohamed për tu larguar nga Tirana drejt Kukësit paguajnë 50 euro për person.

Ka vite që Shqipëria u shërben vetëm si  një port drejt Evropës. Emigrantët nga Lindja nuk fitojnë asgjë këtu.

Qendra azilante në Babru ishte e para shtëpi pritëse por dhuna, vjedhjet dhe konfliktet detyruan institucionet shtetërore të mos i pranojnë në kamp por ti pajisin me leje largimi vullnetare.

Janë të paktë ata emigrantë të shoqëruar me familje që kanë kërkuar azil në Shqipëri, të tjerët janë larguar nga kjo qendër

Në kryqëzime,  semaforët apo në rrugët e populluara të Tiranës, ke shumë nga ata; sirian, maroken, algjerian, shtetas të Lindjes së Mesme

Diku i shikon duke lypur, diku rrugëtuar me shoqërinë e njëri tjetrit. Kështu  shtyjnë ditët e qëndrimit për të arritur në destinacion, jashtë kufijve të Shqipërisë.

Ngjarja  më e fundit që befasoi opinionin publik me pamjet e dhunës ndodhi pranë urës së Lanës në rrugën e Elbasanit.

Dy të rinj sirian duke u rrahur deri në gjakosje. Dhe sic shihet në këto pamjet dikush i kafshon veshin bashkëkombësit të tij.

Rezultoi se ata ishin të dehur dhe droguar. U proceduan në gjendje të lirë. Bëhet fjalë për shtetasit, Esjan Eshbili 22 vjec dhe Hamza Hasani 18 vjeç.

Pamjet e dhunës, pamjet e atyre që enden rrugëve të qyteteve tona, jo të gjitha kanë një histori të ngjashme pas.

Ajo që i bashkon këta emigrant me vendin tonë është përdorimi i rrugë kalimit si tranzit dhe trafikantët që ju marrin para 10 euro për të fjetur, 50 për taksi e kështu më radhë. Një biznes i mirë me sirianët që shkelin tokën e Shqipërisë.

K.T./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion