AUDITIMI NDËRKOMBËTAR, PËR MBI 8 VJET QEVERI
Sipas tij, shpenzimet këtë periudhë kanë qenë drejt rritjes, të ardhurat në rënie prej situatës zgjedhore. “Situata është rënduar muajt e fundit. Auditimi ndërkombëtar është një veprim, që synon të përmbledhë apo japë njëlloj verifikimi shumëvjeçar të qeverisjes. Edhe më shumë se 8-vjeçar. Sepse shifrat që duhen për të ndërmarrë nisma, reforma, nuk janë më të besueshme", ka mbrojtur idenë e auditimit ndërkombëtar. "Të dhënat kanë pasur probleme edhe para 2005-s, por tani janë në një gjendje, që askush nuk i beson më. Papunësia thuhet se është 12%, por unë nuk e besoj për vete. Mjafton të shohësh rrotull lagjeve për të kuptuar sa është papunësia”, ka shtuar këndvështrimin e tij, pedagogu i Ekonomisë. “Ka ardhur momenti për verifikim të besueshëm. Por brenda vendit prapë s’është i besueshëm se pala tjetër nuk do e besojë një auditim”.
KREDITË E KËQIJA, EDHE BANKAT KANË FAJET E TYRE, I KANË DHËNË SI TENDERAT
"Rrumbullaku u prononcua edhe për kreditë e këqija, të cilat zënë 25% të totalit të kredive. “Nuk janë një shifër që del papritur, por rritet vit pas viti. Vjet ishte 18%. Në to është kombinim faktorësh". Ai ka nxjerrë 'lakuriq' bankat me mendimin se "edhe sistemi bankar ka fajet e tij; ka banka që e kanë shumë më lart nivelin e kredive të këqija, disa shumë më poshtë, disa janë treguar të kujdesshme, disa të pakujdesshme. Por kanë dhënë kredi me ndërhyrje si për tenderat në administratë publike. Nuk janë dhënë kredi në bazë të kritereve, por me ndërhyrje. Kredi që nuk kanë lidhje me bilancet e bizneseve. Shumë kredi nuk kanë as koletarale të besueshme. Apo si në rastin e kompanisë Bektel, e cila mori 1,5 miliardë dollarë kredi për Rrugën e Kombit, por këto para nuk do jepeshin gjithmonë, por 1 herë. Benkel shiti tuba, por vetëm një herë. Jo më", analizoi Rrumbullaku.
SHTYSA E EKONOMISË KË 2 VJET JO NGA BANKAT, BANKAT JANË NË BALTË
"Bankat të manovorjnë me bineset të shtyhen. Bankat të gjejnë bizneset të investojnë te bizneset e mira. Vërtet që deri para disa vitesh i kanë dhënë shtysën ekonomisë, ndërsa këto 2 vjet nuk ka qenë nga bankat, por nga nafta dhe telekomunikacioni. Bankat kanë ngecur, janë zhytur në baltë penguese. Vetë bankat të rregullojnë aktivitetin e tyre, mos jenë frenuese. Bankat dikur dhanë shumë kredi, tani i kanë bllokuar kreditë. Duhet që edhe kreditë e këqija të menaxhohen, të dalin nga barra e tyre", thotë Rrumbullaku, duke shtuar se "duhet që këto kredi të këqija mos mbeten përjetë të këqija; nëse një biznes nuk paguan dot bankën, s’paguan dot punonjësit, është afër falimentimit. Bankat të bëjnë një selektim të bizneseve të mira dhe të rrezikshme dhe të mbështesin të mirat".
INSTAT TË JETË TRANSPARENT EDHE ME CENSUS-IN
"INSAT ka mundësitë për të qenë shumë më transparent, edhe mbi Censusin, i cili ka lidhje me papunësinë, ekonominë nuk shpallen. INSTAT është një nga burimet që duhet t’i drejtohesh. Shpenzon për vrojtimet dhe kërkimet. Të dhënat e tij janë baza. Nëse baza s’është e qartë dhe studiuesit e kanë të vështirë të thonë fjalën. Nëse INSAT do realizojë detyrën me përkrahje ndërkombëtare krijon bazë për të ndihmuar të gjithë, jo vetëm politikëbërësit. Ato të dhëna që gjeneron INSTSAT i shohim si të dhëna për politikën, por janë për gjithë aktorët; bizneset, investitorët. Sa më të mira të jenë, aq më mirë është", analizoi Rrumbullaku.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)