Shefi i Komisariatit të Delvinës, Armando Zoga është shkarkuar nga detyra pas 6 muajsh. Zoga është transferuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm te Policisë në Akademinë e Policisë.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj lëvizje, e cila është e veçuar nga urdhrat e tjerë që bëhen zakonisht për gjithë Komisariatet. Ne vend te tij është emëruar Komisar Naim Lala, i cili vjen nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Tiranë. Më herët Nail Lala ka qenë edhe shef i Komisariatit të Policisë Mirditë.
Po sot Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi 3 oficerë policie në Vlorë e Fier pas kallëzimit të qytetarëve se u kishin kërkuar ryshfet. Në Vlorë, efektivët u vendosën gjoba 2 holandezëve dhe më pas duke falsifikuar procesverbalet, u kanë marrë 30 mijë lekë, ndërsa në Fier një efektiv nuk ndëshkonte drejtues mjetesh në shkelje.
Kurse në Velipojë, zbulimi i gati 11 mijë rrënjëve kanabis u ka kushtuar detyrën 4 punonjësve të policisë në Shkodër mes tyre dhe shefit të stacionit policor të Velipojës.
Zbulimi i gati 11 mijë rrënjëve kanabis në Velipojë të Shkodrës u ka kushtuar detyrën 4 4 punonjës policie në Shkodër mes tyre dhe shefit të stacionit policor të Velipojës.
Shefi i stacionit policor Velipojë, së bashku me përgjegjësin e kontrollit të territorit, specialistin e hetimit të krimeve si dhe një inspektor policie akuzohen nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit se kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike, në një sipërfaqe të madhe, në territorin e Velipojës, ku u zbuluan 10 920 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Ata akuzohen për mospërmbushje të detyrave (shkelje e parashikuar nga neni 209/1 i rregullores së Policisë së Shtetit), 4 punonjës policie:
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit vijon hetimin e thelluar administrativ, për nxjerrjen e përgjegjësive lidhur më këtë rast.
Parcelat me kanabis u zbuluan më 14 shtator 2023 gjatë një operacioni kontrolli në territorin e njësisë administrative Velipojë, pas informacionit të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
"Si rezultat, janë gjetur të kultivuara 10 920 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Një pjesë e tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar nëpërmjet djegies. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, dhe po punohet për dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale të tyre" informoi sot policia e Shtetit
Tashmë hetimet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” po kryhen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Ky është rasti i dytë brenda tre muajve të fundit kur punonjës të policisë së Shkodrës pezullohen nga detyra dhe hetohen nga prokuroria nën dyshimin e favorizimit të kultivimit të bimëve narkotike. Në fund të muajit qershor u pezulluan 13 punonjës të policisë së Shkodrës, mes te cilëve edhe, zv Drejtori për Hetimin e Krimeve bashkë me shefin e seksionit për hetimin e krimit. Ata u akuzuan se, në bashkëpunim kanë favorizuar kultivimin e bimeve narkotike në zonën e Anës së Malit.
Në fillim të muajit shtator, gjatë operacionit të koduar “Fly”, në zonën e thellë malore të Dukagjinit u zbuluan12 831 bimë narkotike, të dyshuara si cannabis sativa. Ndërsa më 4 gusht, gjatë operacionit policor “Alpet e pastra”, në Shkodër, Pukë, Vau Dejës dhe Malësi e Madhe, u zbuluan dhe asgjësuan me djegie 15 395 bimë narkotike.
Tre oficerë policie u arrestuan në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për Shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh e korrupsion pasiv. Në Vlorë u arrestua Eldo Shyti e Granit Nuraj, ndërsa në Fier Klisman Çela.
AMP bëri me dije se ishin dy holandezë ata që kallëzuan dy efektivët e Vlorës, Shyti e Nuraj, me detyrë trupa Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në policinë e Vlorës.
Sipas dëshmisë, rreth orës 18.30 të së premtes, 15 shtator, ata janë ndaluar në qytetin e Vlorës për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
“Oficerët e policisë, duke shpërdoruar detyrën, si dhe duke falsifikuar dy procesverbale të shkeljes administrative, dyshohet se kanë përfituar 30.000 lekë me me pretekstin se do të kryenin pagesën e gjobës dhe i kanë favorizuar duke mos u pezulluar lejen e Drejtimit”, thotë AMP.
Gjithashtu, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në rajonin Fier-Berat ka ndaluar oficerin Klisman Çela pasi dyshohet se ka kryer veprime korruptive me drejtues automjetesh duke mos i ndëshkuar ata me masë administrative.
Pas këtyre arrestimeve reagoi ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili garanton se largimi i punonjësve të inkriminuar nga radhët blu, nuk do të ndalet.
Balla paralajmëroi se punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues, të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrare apo dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm do të vijojnë të përballen, pa dallim dhe zero kompromis me ashpërsinë e ligjit.