Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka vijuar takimet me strukturat qendrore dhe vendore për njohjen e efektivëve si edhe duke u prezantuar atyre objektivat që ka Drejtori i Përgjithshëm, si dhe adresimin e problematikave dhe detyrave, me qëllim ndryshimin e menjëhershëm të situatës në Polici.
Ditën e sotme Rrumbullaku është takuar me strukturat e Drejtorisë së Policisë Durrës dhe Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Durrës. Rrumbullaku ka kërkuar përgjegjshmëri, profesionalizëm, produktivitet, ndryshim të metodologjisë së punës së drejtuesve të strukturave policore duke filluar nga drejtori dhe deri te shefat e seksioneve.
Gjithashtu Rrumbullaku ka kërkuar përmirësim të menjëhershëm të cilësisë së rezultateve të seksioneve për Hetimin e Krimit Ekonomik, për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe të atij për Krimet e Rënda.
“Punoni në bazë të informacioneve, bashkëpunoni me qytetarët, me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe godisni aty ku është problemi. Luftoni krimin e organizuar dhe çdo paligjshmëri tjetër që konstatohet në terren. Lokalizoni dhe kapni personat në kërkim, ata që qarkullojnë me armë zjarri ose lëndë narkotike. Monitoroni dhe mbani nën kontroll personat me tendencë kriminale në fushat e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda. Është bërë një punë e mirë parandaluese në terren, për uljen e kultivimit të bimëve narkotike në territorin e qarkut Durrës, por duhet bërë më shumë për të luftuar tentativat e kultivimit në ambiente të mbyllura. Shërbimet e Policisë në terren duhet të rritin performancën në drejtim të komunikimit me qytetarët apo të ndjekjes dhe zgjidhjes së problematikave që kanë apo adresojnë qytetarët. Shefat e sektorëve të kontrollojnë dhe të instruktojnë strukturat përkatëse në varësi”, tha Rrumbullaku.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkoi nga strukturat e DVKM Durrës që të rritet autoriteti, roli dhe forca parandaluese e goditëse e Policisë Kufitare në port. Të luftohen krimet ndërkufitare, duke bashkëpunuar me strukturat e Policisë vendore dhe autoritetet doganore. Takimet do të vijojnë, me të gjitha strukturat e Policisë në mbarë vendin. Ndërsa një ditë më parë ai organizoi takim me strukturat e Policisë së Tiranës.
Duket si takim i org.te veteraneve.
Përgjigjupo te njejtat fytyra, bukur ishte shkruar ne nje shkrim para disa ditesh, krypolice shetites, thejsht nderrim fytyrash asnje brez i ri, asnje frymne e re. shyqyr qe na kane dale edhe kryepolice paneliste dhe analiste, mjer cdo te na shohin syte ne vijim
PërgjigjuJane tue luftu kiberneticke Iranin...