Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, gjatë ditës së djeshme, zhvilloi disa takime prezantuese dhe për të përcjellë tek strukturat, vizionin dhe standardin që ai kërkon të vendosë në Policinë e Shtetit, në raport me sjelljen dhe qasjen ndaj komunitetit dhe strategjinë për parandalimin dhe masat konkrete kundër krimeve në përgjithësi dhe kundër krimeve të rënda e krimit të organizuar në veçanti.
Në takimin me drejtorët e Departamenteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, drejtorët e Drejtorive Vendore të Policisë dhe drejtorët e Drejtorive Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Drejtori i ri i Përgjithshëm ka kërkuar ndryshim të vizionit që ata kanë.
“Jam i vendosur për ta ndryshuar vizionin, me qëllim vendosjen e një standardi të ri në raport me qasjen ndaj komunitetit dhe luftën ndaj krimit dhe jo të ndryshoj emra. Dua drejtorë që të mos komandojnë nga zyra, por të jenë në terren, për të kontrolluar, drejtuar dhe menaxhuar veprimtarinë e strukturave policore. Kërkoj analiza të qarta për realizimin e objektivave që keni marrë që në fillim të vitit, analiza për problematikat dhe propozime për zgjidhjen e tyre. Disiplina në punë dhe performanca në komunitet janë faktorë të rëndësishëm për një organizatë që prodhon rend dhe siguri. Mos toleroni dhe mos ndikoni te strukturat, për të ndihmuar askënd që është në shkelje të ligjit. Unë si Drejtor i Përgjithshëm nuk do t’ju telefonoj asnjëherë për të ndihmuar apo toleruar njeri, ndaj kërkoj me vendosmëri që të zbatoni ligjin dhe të mbroni e të ndihmoni stukturat kur ato zbatojnë ligjin me këdo”. - tha Rrumbullaku.
Gjatë takimit me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar kontroll të plotë të territorit dhe të mënyrës së funksionimit të strukturave në terren; ndryshim të menjëhershëm të situatës në drejtim të parandalimit të krimit në përgjithësi dhe analiza të veçanta për ngjarje kriminale, duke nxjerrë përgjegjësitë dhe mangësitë e strukturave në atë territor ku kanë ndodhur ngjarje kriminale apo krime në familje.Në takimin me efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë dhe ata të Drejtorisë së Policisë Rrugore, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi që Policia Rrugore në Tiranë dhe në të gjithë vendin të ndryshojë mënyrën e deritanishme të funksionimit në raport me sjelljen ndaj shkelësve të Kodit Rrugor dhe qasjen ndaj qytetarëve.
Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar funksionimin e plotë të teknologjisë, planëzim më efikas të strukturave, duke shmangur prezencën e punonjësit të Policisë në semaforë; kontrollet të jenë me përzgjedhje dhe në raste të konstatimit në shkelje, jo kontroll të çdo automjeti në rrugë.Theksi u vendos edhe në monitorimin, kontrollin dhe ndëshkimin e punonjësve të Policisë dhe të eprorëve të tyre, nga vetë drejtuesit e strukturave të Policisë, në rast se ata konstatojnë se vartësit e tyre abuzojnë me detyrën ose nuk kanë performancën e duhur në raport me sjelljen ndaj përdoruesve të rrugës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të vijojë takimet me strukturat e Policisë në të gjithë vendin.
Në takimin e parë me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka lënë disa porosi për vartësit e tyre. Mësohet se Rrumbullaku u ka kërkuar Policëve që të zbatojnë me rigorozitet rregullin e mosmbatjes së mjekrës.
Ky rregull, gjatë kohës që policia e Shtetit Drejtohej nga Gledis Nano, kishte tolerancë për efektivët që kishin dëshirë të mbanin mjekër.
Per punen e mjekres ka kerkuar thjesht zbatimin e rregullores asgje me shume! U bene policet si burgaxhinj balashe qe ishte tmerr ti shihje!!!! Eshte pjese e disiplines edhe pamja e jashtme etika ne komunikim me qytetaret etj! Kjo eshte thjesht rikthim ne binare! Nese policet nuk zbatojne Rregulloren e Policise vajmedet pastaj si do e zbatojne ligjin! Kam besim se do te jete i sukseshem!
PërgjigjuPolicët i duam të rruar, të zbukuruar dhe me lëkurë të lëmuar.
PërgjigjuPËR MENTALITETIN QË KA , KY BËN MIRR ME DAL NTEREN ME BRISQE ME VETE E TI FUTET POLICVE E KRIMIT TI RRUJ LART E POSHTË..... SE KJO E PENGOKA POLICIN ME BO DETYRËN. PO NXIRENI MOR KËT NA I HERE JASHTETIT E TI SHOFI POLICAT ME MJEKËR, ME TATUAZHE , ME VËTH.... E SKA TE BËJ REALIZIMI I PUNËS ME PAMJEN POR INTEGRITETIN E PUNONJSVE. AS ARI ME DOLLARIN. O I SHKRETI EDI MOS DIL MRRUG SE KA PËR TRUJT LESHT KY...
PërgjigjuRrumbullak-zdrumbullak. E kap me dorë të bën me gjak....?
PërgjigjuSigurisht qe cdo gje tjeter eshte ne rregull dhe vetem mjekra na ka ngelur per te rregulluar!
PërgjigjuIshalla nuk i fut briskun edhe Rames... se edhe ai pa rruar eshte
"Ne fjalen e tij.... pasi... u ndal..vuri theksin...te analizoje...do dale vete ne terren" tipike sovjetiko-komuniste. Vizioni i ri??? Nje propozim te thjeshte: peshojeni sa kg eshte sot dhe pas nje muaji, dhe do te shikoni se sa do shtoje ne peshe nga "puna" ne terren.
Përgjigju