BRITANI- Dave Fishwick një miliarder, 51 vjeç, nga Burnley, Angli, hapi një bankë gjatë krizës financiare të vitit 2008 dhe arriti të shumëfishojë të ardhurat e tij. Ai ka deklaruar se dëshiron që fëmijët e tij të vazhdojnë të punojnë shumë, në vend që të kenë një jetë të mbështetur te paratë e fituara nga ai.
Duke folur për “Daily Star”, ai është shprehur se duhet krijuar një etikë pune dhe një përkushtim maksimal në punë.
“Është shumë e rëndësishme që ju të keni një etikë pune. Mendoj se një përkushtim maksimal në punë ju çon në rrugën e duhur dhe në një jetë të mirë. Fëmijët e mi nuk bien dakord gjithmonë me këtë, por gjithsesi ata janë fëmijë të mbarë. Është shumë e rëndësishme që fëmijët të punojnë shumë. Unë kam parë shumë njerëz të pasur që kanë llastuar fëmijët e tyre, por në fund, ata nuk kanë mundur të kuptojnë rëndësinë e parave”.
Dave e la shkollën në moshën 16-vjeçare, por ai arriti të kthehet në një biznesmen mjaft i suksesshëm. Ai ka ndihmuar me mijëra persona në nevojë gjatë kësaj periudhe. Fëmijët e tij, Sarah dhe Connor, janë të dy të rritur dhe punojnë njëri si polic, ndërsa vajza në një shoqatë. Për jetën e Dave, Netflix realizoi edhe një film biografik, “Bank of Dave”, i cili pati një sukses të jashtëzakonshëm.