Rrëfimi ndryshe i Fatos Klosit: Pandeli Majko donte të më arrestonte për dy snajpera që do i shkonin UÇK-s! Kishte qejf të dukej para të huajve

Rrëfimi ndryshe i Fatos Klosit: Pandeli Majko donte të më arrestonte për dy snajpera që do i shkonin UÇK-s! Kishte qejf të dukej para të huajve

Pandeli Majko dhe Fatos Klosi

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi ka rrëfyer se në kohën që Pandeli Majko ishte kryeministër, donte ta arrestonte për sy snajpera që do i shkonin UÇK-së.

Rrëfimin e tij, Klosi e bëri në një emision ku u shpreh se snajperat po vinin nga Chicago në Tiranë.

Ai tha se ky veprim i Majkos mund të vinte nga frika apo dëshira për tu dukur para ndërkombëtarëve se po bënte detyrën e tij.

Klosi: Pandeli Majko donte të më arrestonte në zyrën e tij po mos e thoni këtë se është qesharake, për dy snajpera që u kapën në aeroportin e Tiranës e do i shkonin UÇK-së, vinin nga Chicago kalonin të gjitha aeroportet se nga Chicago nuk ka fluturim direkt në Tiranë dhe kalonin nga Neë York në Zyrih dhe me pas në Tiranë, domethënë që kishte një opinion të përgjithshëm që po luftohej për pavarësi, nuk ishin terroristë.

Pyetje: A ishte ky pengesa kryesore apo kishte dhe të tjerë më vonë ose më herët?

Klosi: Ky nuk e di a kishte frikë, apo dëshirë për tu dukur para të huajve që ky po bënte detyrën si kryeministër, nuk e di ishte kryeministër 30 vjeç, puna e parë që kishte bërë ishte kryeministër.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vero: 26/02/2023 19:36

    Sh mirë e ka Z,Klosi,puna e parë e Majko P.Majkut,ishta ajo e Kryeministrit??!!Ç'a Sharlatani Servil e Mediokër!

    Përgjigju
  • Iris: 20/02/2023 00:59

    Z.Klosi,po logjikon si kryeplak fshati jo si ish-shef i SHIK-ut.Pavaresisht destinacionit te tyre dhe arsyes,eshte TRAFIK ARMESH.Dhe kane kaluar neper aeroporte aq kollaj,sepse nuk kane qene /carry-on/ dhe 9/11 nuk kishte ndodhur akoma.Sot mund te arrestohesh prape per trafik armesh,pavaresisht se kauza mund te jete e drejte,sepse te vetmin trafik te ligjshem armesh qe njohin qeverite e botes,eshte ai qe legjitimojne vete,si p.sh armet qe po i japin Ukraines,cdo trafik tjeter armesh i bere me iniciativen e personave private quhet i paligjshem,prandaj mos u cudit nga veprimet e Majkos.

    Përgjigju
  • Tirona: 19/02/2023 21:44

    Sikur ta dinte populli sa i flliqur eshte ky pandeli majko un e njof personalisht sinqerisht them njeri teper i ulet turp cudia eshte se ka reputacion ne popull..ter jeten vetem per te vjedhur mendon

    Përgjigju
    • Fadil: 20/02/2023 01:31

      Mos harroni! Të gjithë politikanët e pabesë, hajna, tradhtarë, pa dy koçe mend në kokë, i nderojnë trutharët "shqiptarë", si: Rugo Viqin, Salo Karaxhiqin, e dyzina me hiçin e hiçin...! Prandaj,jemi këtu, ku jemi, Punët, rrotë mbi stupcat, kudo i kemi!

  • Visi: 19/02/2023 21:12

    Pandi evgjiti

    Përgjigju
  • Bona: 19/02/2023 20:33

    Po karabush ka qen majko ne ate kohe behen kalamajt kryeministra,betel ne shqiperi ndodhin keto cudira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë