Itali/ Panik në diskotekë për një spraj, 6 persona humbin jetën, 120 të tjerë mbeten të plagosur (VIDEO-FOTO)
Në diskotekë është hedhur një spraj me erë të keqe gjë që ka shkaktuar panik tek të rinjtë që ishin mbledhur për të parë koncertin e reperit Sfera Ebbasta. Të rinjtë tentuan që të dilnin nga ana e emergjencës por ajo ishte e bllokuar. Kështu që turma tentoi që të dilte nga ana tjetër duke shkaktuar shembjen e shkallëve. Nga shembja të rinjtë kanë përfunduar sipër njëri-tjetrit, gjë që ka shkaktuar edhe vdekjen e tyre.
Redaksia 8 Dhjetor 2018, 07:37 | Përditesimi: 8 Dhjetor 2018, 13:19
ITALI- Pesë të mitur dhe një nënë që po shoqëronte të bijën mbetën të vdekur gjatë një situtate paniku që në një diskotekë në Ancona, ku edhe ndodheshin mbi 1 mijë persona. Nga ngjarja 120 persona kanë mbetur të plagosur, 7 nga të cilët janë në gjendje të rëndë për jetën.
Pesë të miturit që humbën jetën ishin të moshës 14-16-vjeçare, të identifikuar si: Asia Nasoni, 14; Daniele Pongetti, 16; Benedetta Vitali, 15; Mattia Orlandi, 15; Emma Fabini, 14 dhe Eleonora Girolimini, 39-vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në diskotekën “Lanterna azzurra” në Corinaldo në zonën e Madonna del Piano. Shkak për humbjen e jetës të 6 personave është bërë një spraj me erë të keqe i hedhur në turmë gjatë koncertit të reperit Sfera Ebbasta.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se tragjedia ka ndodhur pasi dalja e emergjencës ishte e bllokuar dhe turma tentoi që të dilte nga ana tjetër duke shkaktuar shembjen e shkallëve. Nga shembja të rinjtë kanë përfunduar sipër njëri-tjetrit, gjë që ka shkaktuar edhe vdekjen e tyre.
"Ishim duke kërcyer kur dëgjuam një erë djegëse. Donim që të dilnim por daljet e emergjencës ishin të bllokuara. Kaluam nga ana tjetër dhe u shtypëm me njëri-tjetrin. Një djali mbeti poshtë,"-rrëfen një 16-vjeçar i plagosur.
Të plagosurit u transportuan në spitalet e zonës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Lidhur me ngjarjen kanë reaguar edhe autoritetet italiane.
Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini bëri fajtor për incidentin faktin që ishte kaluar kapaciteti i diskotekës, që duhet të ishte më pak se 900 njerëz por që sipas tij e gjithë ngjarja nuk ishte diçka ishte fatale. Por nuk ka qënë i të njëjtit mendim kryeministri i vendit, Luigi Di Maio publikoi emrat e viktimave në Facebook duke nënvizuar se si qeveri do të zbardhin të gjithë ngjarjen dhe do të çojnë para drejtësisë personat përgjegjës.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:51
Largohen me vrap nga sprai i hedhur, 6 persona humbin jetën, 35 të tjerë mbeten të plagosur pas rrëmujës (FOTO)
1 / 8
Forcat e emergjencës dhe trupat e viktimave jashtë diskos ku ndodhi ngjarja
2 / 8
Forcat e emergjencës dhe trupat e viktimave jashtë diskos ku ndodhi ngjarja
3 / 8
Forcat e emergjencës dhe trupat e viktimave jashtë diskos ku ndodhi ngjarja
4 / 8
Forcat e emergjencës dhe trupat e viktimave jashtë diskos ku ndodhi ngjarja
5 / 8
Forcat e emergjencës dhe trupat e viktimave jashtë diskos ku ndodhi ngjarja
6 / 8
Forcat e emergjencës dhe trupat e viktimave jashtë diskos ku ndodhi ngjarja
7 / 8
Forcat e emergjencës dhe trupat e viktimave jashtë diskos ku ndodhi ngjarja
8 / 8
Forcat e emergjencës dhe trupat e viktimave jashtë diskos ku ndodhi ngjarja