Rrëzuan dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, Gjonaj kërkon shkarkimin e tre gjyqtarëve

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur sërish lidhur me vendimin për uljen e dënimit të Dritan Dajtit. Gjonaj foli për rastin duke e konsideruar atë si të paprcedentë dhe deklaroi se i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkimin e gjyqtarëve që kanë vendosur uljen e dënimit të Dajtit me 25 vite.

“Jam sërish këtu para jush  për të folur ndaj vendimit të paprecedentë të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj shtetasit Dritan Dajti. Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjithë verifikimet paraprake.

Nga verifikimet rezulton se tre anëtarë nga pesë  gjithsej kanë vendosur uljen e dënimit  me 25 vite.  Për këtë arsye i jam drejtuar  KLGJ për marrjen e vendimit të shkarkimit të  tre gjyqtarëve.  Jam besim plotë se KLGJ-ja do të veprojë shpejt për procedimin disiplinor. Reagimi i qeverisë nuk ndalet as këtu, por edhe as me kaq”, tha ministrja Gjonaj në deklaratën e saj.

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzoi tre ditë më parë dënimin me burgim të përjetshëm të Dritan Dajtit, i provuar nga drejtësia si fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë në vitin 2009 pranë plazhit "Iliria" në Durrës. (lexo ketu)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Titi: 11/02/2019 17:57

    Ka nje nen per shperdorim detyre Kodi Penal dhe tre gjyqtaret maskarenj qe kane dhene ate vendim e kane konsumuar plotesisht ate veper penale

    Përgjigju
    • Rroku: 12/02/2019 16:50

      He se nder i bene te 3-ve se nuk jane subjekt i vetingut, pronat dhe paret i gezojne agagahahaha

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë