TIRANE- ‘Arrest me burg’ për ish-shefin e krimeve të komisariatit 1 në Tiranë, Fatos Goxhaj. Kjo është masa e sigurisë që ka dhënë sot Gjykata e Tiranës për shefin e krimeve, kërkuar nga prokurori Ndini Tavani.
Sipas akuzës ish-shefi i krimeve, ka marrë 3 000 Euro, kundrejt premtimit se nuk do të bënte kallëzim penal ndaj një shtetasi (Ramazan Alla), i cili në gjendje të dehur kishte qëlluar në ajër. Sipas prokurorit, Ndini Tavani, këtë premtim shefi i krimeve i ka dhënë djalit të këtij shtetasi, por më pas prokuroria ka dërguar fletë-thirrjen për Ramazan Allën, duke e akuzuar atë për armëmbajtje pa leje. Pas kësaj, djali i të akuzuarit ka regjistruar bisedat e tij telefonike me shefin e krimeve, ku theksohet se fatos Goxhaj ka marrë rryshfet 3 000 Euro. Për këtë arsye Prokuroria e akuzon Goxhajn per korrupsion aktiv dhe pasiv.
Kjo është kundërshtuar nga avokatët e ish-shefit të krimeve, Argon Gurabardhi dhe Vjollca Pustina, të cilët kanë kërkuar lirimin e Fatos Goxhajt.
Duke hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë, avokatët kërkuan lirimin edhe për faktin se i akuzuari, nuk paraqet rrezik për t’u larguar nga Shqipëria si dhe për shkak të situatës familjare, pasi është baba i një fëmije 5 vjec, ndërsa bashkëshortja e tij është 6-muajshe shtatzënë.
Moment prekës i seancës së sotme ka qenë takimi i ish-shefit të krimeve me bashkëshorten e tij, ndërsa nuk ka bërë asnjë deklaratë vecse ka mbështetur kërkesën e avokatëve për lirimin e tij. Avokatët e Goxhajt, i konsideruan të paligjshme përgjimet dhe do të apelojnë masën e sigurisë ‘arrest me burg’, dhënë nga gjykatësi, Sokol Toma.
Ish- shefi i krimeve në komisariatin numër 1 në kryeqytet, Fatos Goxhaj u vu në pranga 3 ditë më parë, pas një hetimi dymujor nga SHKB dhe task-forca në prokurorinë e Tiranës, ndërsa pak ditë para arrestimit I ishte komunikuar transferimi për në komisariatin e Përmetit.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com