PRISHTINË- Ambjentet e Radio Televizionit të Kosovës janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Si pasojë e flakëve të zjarrit është ndërprerë përkohësisht transmetimi i programit të Televizionit të Kosovës bën të ditur telegrafi.com. Zjarrëfikësit kanë mbërritur mënjëherë në vendin e ngjarjes dhe brenda disa orësh kanë bërë të mundur neutralizimin e falëkëve. Sipas të dhënave nga policia e Kosovës, zjarri nuk ka shënuar të lënduar në njerëz, por janë shkaktuar shumë dëme materiale, sidomos në një zyrë të Arkivës dhe në bodrumin e ndërtesës. Ende nuk dihet shkaku i flakëve, por policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.
(s.f/shqiptarja.com)