Organizatorët e festivalit të fundvitit në RTSH mësohet përmes drejtorit Martin Leka ti kenë çuar ftesë këngëtares fituese të Eurovizion Conchita Wurst për të qenë e ftuara speciale e këtij edicioni.
Organizatorët theksojnë nuk e kanë ende të konfirmuar pjesëmarrjen e saj për arsye se vetë Wurst nuk i është përgjigjur ende ftesës.
Para pak kohësh Conchita ishte ftuar nderi nga zv.Presidentja e PE, Ulrike Lunacek me nismën e një grupi eurodeputetësh nga 5 forca të ndryshme politike: PPE, socialdemokratët, liberalët, të gjelbrit dhe ekstremistët e majtë, për të përcjellë qëndrimin në mbrojtjen e të drejtave për homoseksualët dhe tranvestitët.
Përveç kësaj enigme organizatorët e festivalit të fundvitit nuk kanë bërë të ditur as cilët do të jetë prezantuesit, ndonëse pak ditë më parë u lakua emri i moderatores së njohur Arbana Osmani, lajm i cili u mohua nga vetë Osmani.
Megjithatë janë bërë me dije emrat e personave pjesëmarrës në këtë kompeticion ku ka spikatuar prania e këngëtares fituese të edicioni të parë të "The Voice of Italy", Elhaida Dani, e cila gjithashtu është lakuar menjëherë si nga pretendentet për çmimin e parë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com