Sot në 20:45 nga Rekjaviku i Islandës, kombëtarja shqiptare e futbollit nis aventurën e re të Ligës së Kombeve. Teksa në kryeqytetin e ishullit të vogël kanë mbërritur disa qindra tifozë shqiptarë, në Shqipëri mijëra të tjerë rrezikojnë të mos kenë mundësi ta ndjekin nga ekrani i televizorit për shkak se televizionin publik, RTSH, nuk do ta transmetojë.
Në lidhje më këtë lajm kanë reaguar edhe tifo-grupi “Tifozat Kuqezi”. Teksa shprehin edhe një herë mbështetjen për kombëtaren, tifozët shprehin indinjatën për këtë vendim të RTSH.
“Përderisa Tifozët Kuq e Zi bëjnë kilometra për ta parë kombëtaren në Islandë, TVSH nuk e ka parë të arsyeshme të transmetojë drejtpërdrejt sonte ndeshjen e Kombëtares, të cilën interesi i gjithë Shqipërisë është të ketë sa më shumë vëmendje në ndeshjet që luan Kombëtarja. Pas tre muajve pauzë, Kombëtarja jonë sonte luan ndeshje të rëndësishme kundër Islandës, ndërsa TVSH ka vendosur të mos transmetojë Kombëtaren dhe të transmetojë ndeshje të ekipeve të huaja. Gjithsesi, djemtë tanë të Kombëtares, si në çdo ndeshje brenda dhe jashtë, do të mbështeten nga Tifozët Kuq e Zi, por kjo qasje e tillë, është e gabueshme dhe nuk tolerohet nga ne, sepse mbi të gjitha sportet, e rëndësishme është Shqipëria”, thuhet në reagim.
O gazetare a ka mundesi te investigoni me shume? Duket si nje pisllek ku edhe FSHF eshte e implikuar.
Përgjigju