Kryetari i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi është shprehur se vendimin për të bashkëpunuar PS-LSI e ka vetëm kjo e fundit. Në një intervistë për emisionin "5 Pyetje nga Babaramo"  të gazetarit Ilir Babaramo në tv NEWS24 Ruçi është shprehur se LSI duhet të prish kualicionin me Berishën për të bashkëpunuar me PS, duke marrë parasysh edhe tkurrjen e qeverisjes. Kryetari i grupit kuvendor socialist ka komentuar dhe situatën politike në vend, dhe në veçanti pikat më të nxehta të këtij sesioni. Ruçi i ka kthyer përgjigje edhe se si qëndron e vërteta e mesazhit që kabineti i Presidentit Nishani ja ka dërguar atij.

Cili është qëndrimi i PS për imunitetin? Paketa juaj e propozimeve janë kusht për votën ndaj imunitetit apo janë dy gjëra të ndara?

Nuk mund të flasim për kushte, problemi është më i madh se kaq. Kushtetua është guri themeltar i shtetit dhe nëse është bërë një gabim, të cilin ne e kemi pranuar, mënyra sesi u ndërhy dhe e krahasuar kjo tani me propozimin për të ndryshuar një nen të Kushtetutës, ashtu sikurse kemi thënë e deklaruar, ne kemi propozuar që ndërhyrjet në Kushtetutë janë të domosdoshme por duhet prekur në disa aspekte pasi ndryshimi i bërë pada dy vjetësh prishi një balancë.

Çfarë balance?

Balancën e institucioneve të pavarura. Prekja e nenit të presidentit natyrëshëm që prish balancat e tjera, kështu që propozimet tona janë pikërisht për të ruajtur këtë balancë, pra nuk janë as kushte as pengesë për imunitetitn. Për imunitetin ne e kemi shprehur që jemi pro heqjes por kërkojmë nga kundërshtarët tanë politikë që të merren më parë ndryshimet kushtetuese të propzuara nga ne në mënyrë që të ruhet kjo balancë për të cilën fola.

PD i cilësoi paçavure propozimet tuaja...

Ishte gjëja që nuk duhet ta dëgjoja. Politikisht është një gafë për mua. Jam habitur për këtë deklaratë sepse propozimet e PS janë zgjidhje e problemeve të funksionit të organeve të drejtësisë. Ato janë fryt i një mendimi të tërhequr nga mjaft ekspertë dhe modele të marra nga kushtetutat e të gjithave vendeve të BE-së, nga ku përmend Gjermaninë, Francën, Italinë etj.

Berisha thotë që klubi i milidarderëve të PS-së nuk i intereson heqja?

E kundërta është e vërtetë. Korrupsionin nuk e bëjnë opozitarët por pushtetarët. Nëse Berisha vërtet do të ishte i interesuar për statusin kandidat ai do të pranonte heqjen e imunitetit më herët. Kam qenë dëshmitar në negociatat për Presidentin, ku Rama i ka kërkuar për një orë e gjysëm Berishës zgjedhjen e një presidenti konsensual, reformën parlamentare, reformën zgjedhore dhe heqjen e imunitetin. Këto kanë qenë katër kërkesat që Rama i parashtroi Berishës dhe e pesta ishte që këto çështje të mbyllen brenda qershorit. Dhe pasi tëmandej që Rama e Berisha të shkonin bashkë në Bruksel për të kërkuar marrjen e statusit. Të gjitha këto kërkesa, Berisha i refuzoi.

A do ta votoni heqjen e imunitetin?

Ne e kemi deklaurar dhe unë po e përsëris që ne kërkojmë që ndërhyrja në kusthetutë të bëhet njëherë dhe vetëm njëherë.

Pra o të gjitha o asnjë?

Nuk e thashë këtë. Po them që klasa politike të ulet dhe të diskutojë propozimet.

Ideja e referendumit?

Është një marrëzi kushtetuese sepse nuk mund të realizohet. Rruga e thjeshtë e shkurtër dhe pa asnjë shpenzim është vetëm parlamenti. E gjitha kjo është një alibi për të fajësuar opozitën për mos marrjen e statusit kandidat e për t'i thënë popullit që na pengoi opozita. Milionerët e PS i kanë vënë ato para në kohën kur nuk ishin deputetë. Berisha ka 8 vjet në pushtet, nëse i ka vënë dikush me rrugë të pista këto lekë, ai ka gjithë mundësitë që ta faktojë këtë dhe t'ja bëjë të ditur opinionit publik. Nëse ka vullnet politik, paketa mund të miratohet brenda këtij muaji, ose maksimumi në javën e parë të tetorit.

Si është e vërteta në lidhje me mungesën e opozitës në delegacionin e Nishanit në Kosovë? Në media u fol se ju është dërguar në celular një ftesë me sms

Nuk kam patur asnjë ftesë zyrtare nga institucioni i Presidentit. Nuk e di nëse adoleshentët e sotëm bëjnë dashuri me sms por në moshën time dhe të nishanit të bëje dashuri me sms do të thoshte që të martoheshe me mblesëri. Unë jam martuar me dashuri, Nishani besoj gjithashtu. Kur flasësh për marrëdhënie serioze midis institucionit të presidentit dhe opozitës shqiptare sigurisht që ka një protokoll, ka një zyrë edhe ne si PS nuk kemi marrë asnjë ftesë nga presidenti shqiptar. Lidhur me sms unë jam politikani që unë nuk i preferoj por pëlqej komunikimin direkt. Unë nuk pëlqej komunikimin me sms. Lidhur me çështjen e deputetit të Kukësit edhe kjo është një spekulim.

Cili ka qenë teksti i mesazhit?

Z.ruci, presidenti do vjeë në kosovë ndhe kemi menduar që të çoni dhe ju një deputet të ps. Unë nuk e di sot e kësaj dite kush ma ka bërë këtë sms sepse edhe një qytetar i thjeshtë mund të dërgojë një sms dhe të më thotë që jam Bujar Nishani. Cilin sms duhet të besoj? ndaj ju thashë që ky nuk është një komunikim serioz. Por edhe sikur të kishte ardhur me ftesë zyrtare ky ishte një qëndrim politik. Nuk do merrnim pjesë në delegacion.

A do ndryshojë marrëdhëniet e opozitës me presidentin nishani sikundër vepruat me Topin? Ju edhe atë e kundërshtuar në fillim

Emërimet e Nishanit në KLD, në SHISH dhe ushtri kanë qenë tërësisht politike. Ajo që ne paralajmëruam po ndodh.

Do merrni pjesë në procesin e dërgimit të kandidaturave për kryeprokurorin?

Nuk e di nëse Nishani do konsultohet me partitë politike, me anëtarët e instiucioneve kushtete apo me konstitucionalistw por ne do të jemi gjithmonë të hapur për të bashkuëprnuar me insticuionin e presidentit

Do t'i çoni emër?

Nuk mund të hedh fall. Unë nuk e di nëse do organizojë konsulta. Madje edhe nëse organizon konsulta ai do të pranojë kandidaturë. Zgjedhja është atribut i prsidentit.

Por LSI ka paralajmëruar se do të çojë kandidaturë?
Të gjitha këto pikëptyjet i zgjidh një problem. Mirtaimi i ndryshimit të nenve të kushtetutës që ka propozuar PS. Nëse prokurori, anëtarë e gjykatave më të lartë të zgjidhen me shumicë të cilësuar, sigurisht që do të kemi produkt pozitiv.

A ka tentativa për t'u afruar me LSI-në?

Ne s'kemi bërë ndonjë tentativë për ta tërhequr nga qeveria por kemi bërë një tentativë vullnetmirë për të zgjedhur me konsensus presidentin, si në takimin inofrmal ashtu edhe në takimin formal. Ky ka qenë qëllimi i vetëm në negociatat që kemi zhvilluar në atë kohë me LSI.

Ekziston mundësia që të ketë një afrim tjetër?

Asnjëherë nuk kemi thënë jo. Pse duhet të them jo? Ne kemi qenë e do të vazhdojmë të jemi të hapur, ashtu sikundër ka thënë z.Rama por edhe unë, ne do të bashkohemi në koalicion me të gjithë ato forca politike që nuk janë dakord me këtë qeveri. Nëse LSI sot është në qeverisje nuk bëhet fjalë për koalicion me të. Nëse LSI bie dakord që kjo qeverisje është rrudhur e ka dështuar atëhere ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me këto forcë politike. Por sot kjo pyetje nuk ngelet për PS-në por për LSI-në. Ne peridoitishtk kemi thënë që nëse LSI ikën nga pushtet dhe i bashkohet aksionit politik të opozitës, pse jo.

Edhe nëse kërkon 8-10 deputetë në tavolinë?

Vetë kodi zgjedhor i ka zgjidhur këto problem. Do futesh dhe çdo parti e koalicionit do të marrë aq vota sa do ti japë sovrani.
Nuk është kështu. Ato janë grupe pune pranë kryetarit të partisë në funksion të mbledhjes së ardhshme të Kryesisë dhe Asamblesë Kombëtare.

Me z.Nano çfarë po ndodh, flitet se do krijojë një parti?

E drejtë e tij. Edhe unë e kam dëgjuar por më shumë i besoj kur gjërat materializohen. Ajo që unë do të nënvizoja është që gjëja e fundit që nuk do ta besoja është që çfarëdo lloj veprimi që do krijonte z.Nano të dëmonte aksionit opozitar për fitoren në 2013.

(Foto ilustruese, Ruçi në takim me Metën në maj 2012)
(sg/shqiptarja.com)