Ruani energjitë me këto tre këshilla

Ruani energjitë me këto tre këshilla

Foto Ilustruese

Bota në të cilën jetojmë është e mbushur me inat e mëri, me shumë zili e xhelozi. Shpesh ndodh që një person afrohet dhe iu bën komplimenta që nuk janë të vërteta, apo bën komente mbi mënyrën se si silleni apo jeni veshur. Këta njerëz janë të ashtuquajturit “vampirë energjikë” ata që na marrin të gjithë energjinë ndërkohë që flasin. 

Po si t’ia bëjmë që të ruajmë energjitë, në mënyrë që të tjerët t’i shterojnë ato? Kemi përzgjedhur tri këshilla…

Ekzistojnë mekanizma mbrojtës për të kontrolluar këta persona. Një strategji shumë efikase është të eliminojmë ndikimin që mund të kenë te ne. Mos hezitoni, për shembull, t’i përsërisni vetes që: “do të shterojnë energjitë e mia, vetëm nëse do t’ua lejoj unë ta bëjnë këtë gjë”.

Racionalizoni. Ka njerëz që kanë një zakon këmbëngulës për të folur vetëm për gjërat negative, se sa e keqe është jeta me ta. Një mënyrë për t’i ndalur ata është të racionalizoni me këmbëngulje: “në vend që të ankoheni, reagoni kundër çdo gjëje që nuk ju pëlqen”, “do të më pëlqente që të paktën një herë, të ishit të aftë të më flisnit për gjëra pozitive”.

Mësoni të thoni “jo”. Kjo strategji është e thjeshtë dhe efikase. Shpjegojini që në fillim vampirit tuaj emocional, se nuk keni kohë të dëgjoni kritikat e tij, që nuk jeni të gatshëm të bëheni pjesë e thashethemeve dhe, mbi të gjitha, nuk dëshironi në asnjë mënyrë që të keqtrajtoheni.

Për ta mbyllur, ekziston një moment kur duhet të kuptojmë nevojat tona, në mënyrë që të evitojmë që të tjerët të parazitojnë në jetën dhe qetësinë tonë. Duke qenë se nuk është gjithmonë e mundur të rrethohemi vetëm nga njerëz të ekuilibruar e të lumtur, duhet të mësojmë të sillemi me respekt dhe maturi me ata persona që na ekspozojnë ndaj uraganëve emocionalë, por duke qenë gjithmonë të sigurt e të vetëdijshëm për atë çka dëshirojmë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!