RUBIK - Rënia e fuqisë blerëse dhe pamundësia për të paguar taksat po çon drejt falimentimit me dhjetëra biznese në qytetin e Rubikut.

Varfëria si shkak i papunësisë në këtë zonë ka bërë që banorët të mos kenë mundësi blerje.

Pronarët e njësive tregtare prezantojnë një situatë të vështirë. Sipas tyre fuqia blerëse ka rënë me 50% duke e krahasuar me një vit më parë dhe numri i personave që blejnë me lista është rritur ndjeshëm.

Vetëm në qytetin e Rubikut numri i të papunëve ka arritur ne 30%, duke vështirësuar së tepërmi jetesën e banorëve të kësaj zone, të cilët nuk kanë mundësi që të sigurojnë të ardhura për të jetuar.

rubik

rubik

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)