1758003205_rubiomefamiljetepengjeve.jpeg

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio është takuar me familjarët e pengjeve që mbahen nga Hamasi. Ai ka ndarë një foto në rrjete sociale, ndërsa shkruan se ata duhet të lirohen menjëherë.

"Ishte prekëse të takohesha me familjet e pengjeve gjatë vizitës sime në Jerusalem. Historitë e tyre janë zemërthyes dhe të pakuptueshme. Kjo luftë ka vazhduar mjaft gjatë. Hamasi duhet të lirojë menjëherë të gjithë pengjet: të gjallë dhe të vdekur", shkroi Rubio në X.


Lajmi kryesor:

Izraeli nis pushtimin e qytetit të Gazës, 91 të vrarë! OKB: Gjenocid! Netanyahu: Ata që na dënojnë janë hipokritë (VIDEO)