Ruçi: Berisha do t'i mbyllë gojën
opozitës me gjyqe politike
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së akuzon kryeministrin Berisha se po përdor gjyqet si kamzhik politik ndaj deputetëve të opozitës të cilët kanë guximin të denoncojnë vjedhjet e kryeministrit dhe njerëve të tij. Ruçi: Dënimi i Sajmir Tahirit është i paracaktuar.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së akuzon kryeministrin Berisha se po dënon me gjyqe politike deputetë socialistë të cilët patën guximin të denoncojnë korrupsionin dhe vjedhjet e familjes së kryeministrit dhe ministrave të kabinetit qeveritar.
“Këto gjyqe po kthehen në kamzhik politik të qeverisë ndaj deputetëve të opozitës, me synimin për ti mbyllur gojën kujtdo që tregon me gisht vjedhjen, të kujtdo që tregon me gisht korrupsionin, të kujtdo që tregon me gisht keqpërdorimin e pushtetit, e bashkë me to përgjegjësit që kanë qeveritarët, deputetët e mazhorancës dhe familjarët e tyre.”- tha Ruçi menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar socialist në selinë rozë.
Sipas tij Berisha kërkon t'i mbyllë gojën Saimir Tahirit, Mimi Kodhelit, Vasilika Hysit, Erjon Braces, Eduart Shalsit, Artan Gacit, Taulant Ballës, Ermonela Felajt, Eltar Dedës, Olta Xhackës, e shumë të tjerë që “kanë pasur dhe kanë guximin të denoncojnë të vërtetat e hidhura të kësaj qeverie, të këtij kryeministrit, të familjarëve të tij, të ministrave të tij dhe deputetëve të pushtetit “
Zoti Ruçi reagoi dhe ndaj procesit gjyqësor ndaj deputetit Sajmir Tahiri i cili akuzohet nga fëmijët e kryeministrit, Argita dhe Shkëlzen Berisha për shpifje. Ai e quajti një “proces tërësisht të njëanshëm dhe të paracaktuar për të dënuar me cdo kusht Tahirin".
Sipas PS proceset gjyqësore janë "farsa të montuara politikisht, nga Tomat dhe nga Sashenkat e gjyqësorit shqiptar, të cilat po kthehen në simbolin e nënshtrimit të gjykatave ndaj pushtetit politik."
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3217
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35