Ruci: Berisha po tjetërson rolin
konstruktiv të Shqipërisë në rajon

Ruci: Berisha po tjetërson rolin <br />konstruktiv të Shqipërisë në rajon
TIRANE - Kreu i grupit parlamentar Socialsit, Gramoz Ruci , akuzon kryemistrin Berisha se po përpiqet të tjetërsojë rolin tradicional të vendit tonë si faktor stabiliteti në rajon.

Këto akuza Ruci i bëri në mbeldhjen e grupit socialist dhe demokrat në parlamentin europian zhvilluar në Trieste të Italisë, ku ai ishte pjesëmarrës së bashku me deputetin Taulant Balla.

Sipas Rucit, shefi i mazhorancës po përdor nacionalizmin si kartën e fundit elektorale për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa u ndal tek keqqeverisja e vendit gjatë këtij mandati.

Nderkohë eurodeputetja Tanja Fajon gjatë takimit shprehu shqetësimin se shumë vende anëtarë të Bashkimit Europian po kërkojnë rivendosjen e vizave për vendet e ballkanit, ndërsa kreu i grupit parlamentar socilast u shpreh se qytetarët shqiptare kanë respektuar në tërësi kushtet e lëvizjes së lirë.

Ruci gjithashtu kërkoi nga eurodeputetët e majtë të vazhdojnë të mbështesin liberalizimin e vizave edhe për Kosovën, ndëkohë që i njohu ata edhe me problematikat, që lidhen me përgatitjen e zgjedhjeve të 23 qershorit.


(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS