Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës është përshëndetur edhe nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.
Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga Kuvendi i Greqisë, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka qenë i pari që është shprehur përmes një mesazhi urimi në rrjetin social. Bushati thotë se “Votimi i Marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek i jep fund konfliktit për emrin. Ai shton se "ky është një moment historik për Ballkanin dhe Evropën".
Miratimi i Marrëveshjes së Prespës është përshëndetur edhe nga Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili e ka cilësuar votimin e marrëveshjes së sotme një veprim kurajoz dhe kontribues për paqen në rajon. "Ballkani po çlirohet nga inercitë shekullore”,shprehet Ruçi .

Lajmi kryesor:
Greqi, parlamenti ratifikon me 153 vota "pro" Marrëveshjen e Prespës për emrin e Maqedonisë
