Votimi për Marrëveshjen e Prespës është ratifikuar me 153 vota pro, nga 300 deputetë gjithsej që ndodheshin në parlamentin grek duke i hapur dritën jeshile Marrëveshjes së Prespës raporton Zougla.
Votimi i sotëm i jep fund mosmarrëveshjes të zgjatur prej më shumë se 3 dekadash për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë.
Mësohet se marrëveshja u miratua ditën e sotme në Kuvendin e Greqisë ku u votua me 153 vota pro dhe 146 kundër, ndërkohë që 8 deputetë Thanasis Theocharopoulos, Spyros Lykoudis, Elena Kountoura, Thanassis Papachristopoulos, George Mavrotas, Spyros Danellis, Katerina Papakosta dhe Stavros Theodorakis, i janë bashkuar SYRIZAS..
Sipas mediave vendase pas këtij hapi të hedhur, marrëveshja e arritur pritet t’i hapë shtetit të Maqedonisë , të quajtur tanimë Republika e Maqedonisë së Veriut rrugën për t’iu bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Europian.
Mbi bazën e kësaj marrëveshje, Greqia pritet të heq kundërshtimet e saj ndaj pranimit të fqinjit të saj ballkanik në NATO, pas një mosmarrëveshje prej gati tre-dekadash.
Këtë të premte qindra demonstrues u mblodhën përpara parlamentit grek të premten për të protestuar kundër marrëveshjes së Prespës. Dhjetra njerëz protestuan gjithashtu në Selanik. Marrëveshja u ratifikua me rezultat të ngushtë votash.
Ministri i deleguar i Europës dhe Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek si një kontribut kyç për stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin euro-atlantik të gjithë rajonit.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e vlerëson këtë si fitore të diplomacisë, e cila vjen edhe falë kontributit të patjetërsueshëm të faktorit shqiptar në Maqedoni.
“Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqimisht hapat e mëtejshëm proceduralë drejt zbatimit të plotë e të gjithanshëm të Marrëveshjes së Prespës.
Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës i arritur sot në Parlamentin grek çon drejt zgjidhjes përfundimtare të një mosmarrëveshjeje gati tridhjetë vjeçare mes dy fqinjëve tanë, duke konsoliduar edhe më tej të ardhmen euroatlantike të Evropës Juglindore”thuhet në njoftim e ministrisë së Jashtme.
Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës është përshëndetur edhe nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.
Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga Kuvendi i Greqisë, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka qenë i pari që është shprehur përmes një mesazhi urimi në rrjetin social. Bushati thotë se “Votimi i Marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek i jep fund konfliktit për emrin. Ai shton se "ky është një moment historik për Ballkanin dhe Evropën".
Miratimi i Marrëveshjes së Prespës është përshëndetur edhe nga Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili e ka cilësuar votimin e marrëveshjes së sotme një veprim kurajoz dhe kontribues për paqen në rajon. "Ballkani po çlirohet nga inercitë shekullore”,shprehet Ruçi .
Shqipëria ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes me Maqedoninë edhe në parlamentin grek. Për Presidentin Meta, miratimin i marrëveshjes është një lajm i shkëlqyer. “Miratimi i Marrëveshjes së Prespës edhe nga Parlamenti grek është një lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën europiane dhe euro-atlantike të rajonit tonë! Përgëzime për këtë arritje historike” shprehet kreu i shtetit.
Kryeministri Rama thotë se marrëveshja mes dy vendeve është historike. “Sërish respekte dhe urime për Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev për marrëveshjen e tyre historike dhe dhënien fund të konfliktit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ishte e vështirë dhe do të prodhojë ende politikë të vjetër lokale por është realizuar shumë mirë miqtë e mi”.
Lideri i opozitës shqiptare Lulzim Basha deklaron se tashmë i hapet rruga anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut. “Përshendës ratifikimin e marrëveshjes së Prespës nga parlamenti helen që i hap rrugën anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit”.
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka përshëndetur votimin në parlamentin grek duke uruar homologun e tij nga Greqia, Alexis Tcipras për votimin e marrëveshjes historike në Kuvendin grek.
“Urime mikut tim Alexis Tsipras, së bashku me popujt tanë shkruam fitoren historike. Marrëveshja e Prespës le të jetë e përjetshme, le të jetë e përjetshme paqja dhe progresi në Ballkan dhe në Evropë”, shkruan Zaev në profilin e tij, llnë rrjetin social.
Duke u quajtur tani me emrin Maqedonia e Veriut, grekëria që kot lodhej e lodhet duke predikuar që “Maqedonia është Greqi”, tani pas kësaj, automatikisht do të ketë dhe term Maqedonia e Jugut e cila është brënda territorit të Greqisë.. Ne këtë mënyrë zbulohet duke iu hequr maska sllavëve e grëqëve që ata janë uzurpatorë të territorit të Maqedknisë së Vjetër. Hahahahahahaha dmth të dyja palët ranë me këmbët e tyre brënda . Hahahahahahaha!
Përgjigju