Ruçi e fali, Basha bën thirrje për
protesta. Balla: Kërkon kauza/VD

Ruçi e fali, Basha bën thirrje për<br />protesta. Balla: Kërkon kauza/VD
Seanca e pasdites në kuvend nuk ka prodhuar rezultat për reformën zgjedhore edhe pas ngujimit për më shumë se 5 orë të opozitës në sallën e seancave plenare. Me rifillimin e seancës e cila ka zgjatur vetëm pak minuta, janë miratuar disa vendime që ishin në rendin e ditës të punimeve të kuvendit por jo ngritja e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore.

Seanca për ngritjen e këtij komisioni mund të zhvillohet të enjten e ardhshme, por punimet e kësaj te enjte në kuvend ishin një test ku palët nuk kanë mundur ta tejkalojnë për të bërë të mundur ngritjen e komisionit të posaçëm.

Ruçi fali Bashën për bllokimin: Është deputet i ri
Ndërkaq ndonëse në fillim të seancës së paradites kryetari i kuvendit tha se do të përjashtoje kryetarin e PD nga punimet e kuvendit e do të mblidhte Byronë për këtë, në seancën e pasdites zoti Ruci njoftoi tërheqjen. “Duke qenë se deputeti i ndëshkuar është për herë të parë në Kuvend, po kështu dhe për herë të parë deputet njoftoj deputetët dhe opinionin publik që nuk po ushtroj kompetencën që më jep rregullorja, si kryetar i Kuvendit për të thirrur Byronë e Parlamentit për të marrë masa akoma më të ashpra për situatën e sotme” deklaroi Ruçi..
                
Basha: Thirrje shqiptarëve të marrin në dorë parlamentin
Lulzim Basha doli nga Kuvendi pas mbi 5 orësh ngujim, ndërsa bëri thirrje për protesta popullore, pasi sipas tij po rikthehet regjimi diktatorial.  Kryedemokrati u shpreh se paqja sociale është e rrezikuar, bashkekzistenca demokratike është e rrezikuar dhe opozitës i lind jo vetëm e drejta por, detyrimi, ti bëjë thirrje shqiptarëve të marrin Parlamentin në duart e tyre.
 
Javën e kaluar, Edi Rama i preu zërin dhe figurën Parlamentit. Sot urdhëroi ministrin e Sigurimit të Shtetit të aplikonte format e diktaturës komuniste për ti mbyllur gojën opozitës. Parlamenti është vendi ku opozita ushtron të drejtën e saj të patjetërsueshme për debat dhe fjalën e lirë.
 
Nëse kjo e drejtë shkelet, nëse Rregullorja e Parlamentit shkelet, sepse Edi Rama dhe Gramoz Ruçi kanë frikë të përballen me të vërtetën e Shqipërisë nën thundrën e krimit të bërë njësh me Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin,  atëherë ora e këtij Parlamenti merr fund shumë shpejt.
 
Parlamenti është vendi ku debati politik zhvillohet në respekt të fjalës së lirë dhe në respekt të çdo qytetari shqiptar pavarësisht bindjeve politike. Edhe kur mendimet janë krejtësisht të papajtueshme është ky Parlament që garanton paqen sociale dhe bashkëekzistencën demokratike.
 
Me fjalë të tjera, nëse në këtë Parlament vendoset të rikthehet edhe njëherë regjimi diktatorial që për 50 vite ndaloi mendimin ndryshe, dhe ekzekutoi në të gjitha format dhe mënyrat opozitën dhe mendimin kundër, atëhere ka ardhur koha të themi të vërtetën troç; paqja sociale është e rrezikuar, bashkëekzistenca demokratike është e rrezikuar dhe opozitës i lind jo vetëm e drejta por, detyrimi, ti bëjë thirrje shqiptarëve të marrin Parlamentin në duart e tyre.
 
Pas këtij atentati ndaj demokracisë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të shqyrtojë këtë gjendje të rëndë dhe do të rekomandojë hapat e mëtejshëm që Partia Demokratike, jo vetëm Grupi Parlamentar i saj, por edhe aleatët tanë, dhe gjithë qytetarët, do të hedhim së bashku. Ne nuk do të lejojmë kurrë që Gramoz Ruçi dhe Edi Rama ta kthejnë 30 vite pas orën e Shqipërisë
 



Bllokimi i foltores nga Basha, Balla: PD kërkon kauza, jo seancë të posaçme për reformën
Taulant Balla në përfundim të Kuvendit deklaroi se PD kërkon kauza, ndërsa asnjë deputet nuk ka të drejtë që të shkelë rregulloren e Parlamentit.
Sipas tij nuk ka më deputetë të veçantë dhe super deputetë, tashmë ndryshe nga legjislatura 2013-2017 janë të gjithë të barabartë. Përsa i përket faktit nëse do të ketë një seancë tjetër të vecantë për diskutimin e reformës zgjedhore, Balla e mohoi duke u shprehur se e radhës do të jetë të enjten tjetër.
 
Deklarata e plotë e Ballës
Më vjen shumë keq dhe ndaj të njëjtin vlerësim si Ruci, respektimi i rregullores. Nëse ka një nen të shkelur nga kryetari i Kuvendit, Basha dhe PD kanë të drejtën ta thonë. Edhe tani nuk gjejnë një nen që të jetë shkelur. Koha kur Kuvendi ishte një tetar jo i këndshëm ka mbaruar dhe sot është rasti më i mirë për t’u thënë se nuk ka deputetë të vecantë dhe super deputetë. Edhe mua mu ndërpre fjala nga Ruci, kur kalova kohën që kisha në dispozicion. Dhe kjo duhet të jetë një praktikë pune.

Seanca të posaçme për reformën zgjedhore
Kjo është një gjë, që PD shpërdori gjithë këtë kohë të rëndësishme për cdo deputet se ata të PD që çuan kot kohën brenda sallës. Unë dua t’u them, se seanca e përcaktuar është e enjtja tjetër.
 
Basha bëri thirrje për qytetarët, si e komentoni?
Nuk e komentoj. E kam dëgjuar, jemi lodhur me këtë. Nuk e komentoj Bashën. Kuvendi po hyn në një bindje që respektimi i rregullores duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Cdo grup të respektojë edhe grupet e tjera. PS dhe LSI në respekt të asaj që ishte vendosur e morën vendimin për ta shtyrë. Bashës i sugjeroj që të konsultojë rregulloren e Kuvendit, nuk e ka të drejtë që të kërkojë thirrjen e Konferencës së Kryetarëve. Konferenca është organ konsultativ sepse vendimet e saj i referohen seancës, pasi është ajo që merr vendimet.
 
A ka një diskutim mes jush dhe PD për një seancë tjetër me debat?
Kam dashur shumë që PD të mos rrinte kot 5 orë në bllokimin e foltores. Deputetët e saj duke filluar nga Basha e kanë thyen rregulloren. Edhe ndaj Spahos, i kam kërkuar të gjendet një zgjidhje brenda kuadrit të rregullores. Që në fund të seancës të mblidhej konferenca, por kjo gjë nuk u pranua. Këtu kërkohej kauza. Hallin e PD të gjithë e dimë, por këto nuk mund të bëhen në kurriz të Kuvendit. Mirëkuproj Rucin që nuk e mblodhi Byronë për masa të tjera.
 
U shkel rregullorja?
Jo, pasi masa ndëshkimore e parë u mor dhe zotëria u përjashtua nga kjo seancë dhe vijimin e parë. Shihemi të enjten tjetër

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit