TIRANE - Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i shoqëruar nga Valentina Leskaj, kryetarja e Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kanë takuar Andrea Gross, kreun e grupit social demokrat në Asamblenë Parlamentare të KiE, me të cilin kanë diskutuar për ecurinë e reformave të ndërmara nga qeveria në kuadër të prioriteteve të vendosura nga BE.
Ruci ka shprehur bindjen se Shqipëria i ka kryer siç duhet detyrat e shtëpisë, ndërsa Andrea Gross ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e kabinetit Rama, duke dhënë një gjykim pozitiv për qeverisjen e majtë të këtyre muajve.
Gross dha mbështetjen e tij në vahzdimin e rrugës për reformat, ndërsa Ruçi e njohu atë me ndryshimin e funksionimit të parlamentit dhe parlamentarizmit në vend.
Kreu i grupit social demokrat në Asamblenë Parlamentare të KiE, Andrea Gross, ndodhet në Tiranë me ftesë të kryeparlamentarit Meta.
Redaksia Online
(ak/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com