Demokratët do të organizojnë të shtunën një protestë përpara Parlamentit, gjatë seancës konstituive, ku kanë ftuar edhe ish të përndjekurit politikë.
Ky aksion opozitar përkon me seancën e parë të mbledhjes së parlamentit të ri të Republikës së Shqipërisë. Deputetët demokratë kanë paralajmëruar se do t’i kundërshtojnë emrat e ministrave të rinj, prej ditës kur kryeministri i vendit Edi Rama i bëri publikë.
Burime për Report Tv sqarojnë se në selinë blu ka filluar puna për përcaktimin e emrave që do të bëjnë pjesë në komisionet parlamentare, për të cilat demokratët do të kërkojnë ndryshime ligjore.
Gjithashtu aksioni parlamentar i PD do të përqëndrohet në dy reforma kryesore, reforma kushtetuese dhe reforma zgjedhore, si pjesë e marrëveshjes së 18 majit me kryeministrin Rama.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com