Ruçi: Hashashi ishte gabim,
për Tahirin duhet të heshtim

Ruçi: Hashashi ishte gabim,<br />për Tahirin duhet të heshtim<br>
Gramoz Ruçi pranoi në Top Story se në vitin 2016 kultivimi i hashashit në Shqipëri ishte në përmasa të konsiderueshme, por mohon se janë përdorur paratë e drogës për zgjedhjet e 2015.

“Para të krimit ka pasur edhe në fushatat e tjera, ka pasur edhe në këtë fushatë dhe në këtë këndvështrim duhet të reflektojmë në kodin e ri që ta ndalojmë”, u shpreh ai.

Ruçi e quajti moszbatimin e ligjit dhe dështimin e strukturave ligjzbatuese për të parandaluar kultivimin e hashashit një gabim, ndërsa nuk komentoi çështjen “Tahiri”.

“Në raste të tilla, siç është çështja e zotit Tahiri, politika të heshtë derisa drejtësia të flasë. Ne duhet të mbajmë duart larg derisa drejtësia të shprehet për rastin konkret. Nuk bëj komente, qoftë nga pozicioni personal, as politik dhe aq më tepër si kryetar Kuvendit”, deklaroi Ruçi.

Kryeparlamentari thotë se “nëse ministrit të brendshëm kjo gjë u doli nga kontrolli, atëherë ishte tepër vonë dhe çështja është që në 2017 masat që u morën ishin shumë të ashpra dhe kjo na nderon”.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit