Ruçi ironizon Berishën: "Çoi" në
KiE Suden e firmat piramidale

Ruçi ironizon Berishën: KiE Suden e firmat piramidale">
TIRANE- Kryetari i Grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi në mbledhjen e djeshme pa praninë e kryetarit Edi Rama ka ironizuar fjalimin e Berishës në forumin e organizuar nga Këshillit i Evropës.

Duke rikthyer në memorjen e deputetëve të opozitës atë çfarë tha kryeministri shqiptar para drejtuesve të lartë të KiE për piramidat shqiptare, të cilat ai i kishte kaluar, Ruçi tha se ka çuar në Strasburg kryemashtruesen e firmave piramidale Masude Kadëna, për t'u shpjeguar se e kishte kaluar ai. "Kryeministri Sali Berisha u shpjegoi përfaqësuesve të Këshillit të Evropës gjatë fjalës së tij në Strasburg disa ditë më parë firmat mashtruese piramidale dhe Suden, duke e "çuar" këtë të fundit në mes të Evropës, si për të thënë se ai e kishte kaluar me kohë këtë proces dhe si e ka kaluar ai në vitin 1997, kur u shkatërrua shteti dhe u vranë mijëra vetë. Pra Berisha ndërkombëtarizoi Suden dhe në Këshillin e Evropës", mësohet të ketë thënë kreu i grupit socialist Ruçi në mbledhjen e djeshme.

Ndërkohë Ruçi nuk ka munguar të flasë dhe njëherë për qarkun e Fierit, në lidhje me shkeljen e ligjit nga ana e kësaj mazhorance, pasi me vendime gjykate ai do të drejtohet nga përfaqësuesit socialistë. "Për çështjen e qarkut të Fierit, kryeministri por del jashtë të gjitha koordinatatave ligjore, kur kërkon mocion në çdo këshill komune e bashkie në këtë qark. Ne duhet të qëndrojmë fort në këtë pikë e të reagojmë fort me argumenta ligjorë e politikë të cilët janë në anën tonë", mësohet të ketë thënë në grup Ruçi, duke paralajmëruar debat në Kuvend në seancën e radhës. Nga ana tjetër në mbledhjen e grupit është vendosur që deputetët socialistë të votojnë kundër aktit normativ për shkurtimin e fondeve për bashkitë e komunat. Sipas tij, parashikohet që qeveria t'u mbajë komunave e bashkive paratë që ato kanë borxh për faturat e papaguara për ujë e drita. Ndërkohë u vendos që të diskutojnë 7 deputetë për aktin normativ. Në mble- dhjen e grupit u vendos që të kundërshtohet dhe buxheti faktik që do jetë në diskutim në seancën e radhës.
Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës

SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës