Ruçi: Italia, partnerja strategjike dhe shtëpia e dytë e shqiptarëve

Ruçi: Italia, partnerja strategjike dhe shtëpia e dytë e shqiptarëve

Një delegacion shqiptar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndodhet për vizitë zyrtare dyditore në Itali, me ftesë të Presidentit të Dhomës së Deputeteve Fico dhe Presidentes së Senatit Casellati. “Ndodhem në Itali për të nxitur  bashkëpunimin me Senatin, Dhomën e Deputetëve e qeverinë italiane, por edhe bashkëpunimin e decentralizuar  me rajonet italiane. Italia është jo vetëm partnerja strategjike e Shqipërisë, por edhe shtëpia e dytë e rreth gjysmë milion shqiptarëve, të cilët kanë ndërtuar atje punën, jetën dhe shkollimin fëmijëve të tyre.

Në rajonin Molize shqiptarët përbëjnë rreth 6% të të huajve. Lidhjet ekonomike, kulturore, politike e njerëzore midis Italisë dhe Shqipërisë, midis rajonit Molize dhe qarqeve të Shqipërisë, ndihmohen edhe nga prezenca e katër komunave arbëreshe në këtë rajon: Campomarino, Montecilfone, Portocannone dhe  Ururi. Jam njohur dhe ju përgëzoj për përpjekjet e mëdha që po bëni kohët e fundit në të gjityë Italinë, por vecanërisht në Molise, për të ruajtur dhe zhvilluar thesarin kulturor, gjuhën, kulturën dhe traditat e Arbëreshëve” tha Ruçi.

Kryetari i Kuvendit Ruçi bisedoi me Presidentin Toma, mbi bashkëpunimin e  suksesshëm të rajonit Molise  me ministri, agjenci dhe organe të qeverisjes vendore dhe nënvizoi rëndësinë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi me institucione e qarqe të tjera, të Shqipërisë. Presidenti i Rajonit, Molise, Donato Toma nënvizoi se bashkëpunimi me Shqipërinë është përparësi e bashkëpunimit ndërkombëtar të këtij rajoni.

“Jam i impresionuar nga personaliteti, përvoja dhe kontributi i z. Ruci për zhvillimin e shoqërisë shqiptare dhe nxitjen e bashkëpunimit shqiptaro-italian”, vuri në dukje Presidenti Toma. Kryetari i Kuvendit Ruçi  në këtë vizitë shoqërohet nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, Kryetarja e Komisionit të Jashtëm dhe Kryetare e Grupit të Miqësisë me Italinë Mimi Kodheli, Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Itali Anila Bitri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja