Ruçi: Ja përse nuk e përjashtojmë
Ben Blushin nga Partia Socialiste

Ruçi: Ja përse nuk e përjashtojmë<br />Ben Blushin nga Partia Socialiste
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi  ka deklaruar se deputeti Ben Blushi nuk ka pse të përjashtohet nga Partia Socialiste, për sa kohë që në parlament i ka qëndruar vijës politike dhe ka votuar reformat e qeverisë.
 
“Në thelb të statutit tonë është e drejta e fjalës kudo nga kushdo, nga çdo anëtar, nga më i thjeshti deri tek ai që është i zgjedhur në institucionin më të lartë. Këtu bëhet fjalë që Blushin mund ta kritikosh për gjithçka, por qëndrimi institucional i Blushit në sallën e Parlamentit ku konkretizohen hapat, reformat e kësaj maxhorance është konform vijës politike. Kështu që s’ka pse të përjashtohet”, ka thënë Ruçi.

Këto deklarata kreu i grupit PS-së i ka dhënë gjatë emisionit”kapital në Vizion Plus, ku foli për aktualitetin politik dhe kritikat e bëra nga Blushi ndaj qeverisë.

Redaksia Online
(U.S/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?