FIER-Nga Fieri në një aktivitet për Ditën e Dëshmorëve, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi garanton se zgjedhjet do të mbahen me 18 qershor.
 
Ruçi është shprehur se ashtu siç tha që presidenti do të zgjidhet dhe u zgjidh, edhe zgjedhjet do të mbahen pikërisht në datën e parashikuar.
 
“Kam thënë që Presidenti do zgjidhet dhe u zgjodh, ashtu do të jetë edhe për zgjedhjet, ato do të mbahen në 18 qershor”,
tha Ruçi.

Ruçi në ditën e dëshmorëve është shprehur se të parët tanë nuk e dinin se stërnipërit e tyre kërkojnë që të marrin pushtetin në tavolinë. 

Sa i përket negociatave me opozitën Ruçi tha se Rama e ka bërë ofertën e tij  ndaj shpreson që Basha të pranojë marrëveshjen.
 
“Shpresojmë ende se mund te ketë një marrëveshje. Kryeministri e ka bere ofertën e tij, mbetet që opozita të bëjë zgjedhjen e saj. Edhe duke menduar si një shahist gjendet zgjidhja”,
u shpreh Ruçi.