Ruçi kryetari i ri i Parlamentit
Taulant Balla shef i grupit të PS

Ruçi kryetari i ri i Parlamentit<br />Taulant Balla shef i grupit të PS
Gramoz Ruçi është kryetari i ri i Parlamentit gjatë katër viteve të ardhshme të qeverisë Rama.

Ruçi do të zëvendësojë në postin e kreut të Parlamentit, Ilir Meta, i cili tashmë mban posti e Presidentit të Republikës.

Kryeministri Rama e ka rikonfirmuar edhe sot se Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, për të ishte personi i duhur për të drejtuar parlamentin gjatë katër viteve të ardhshme.

Po kush është Gramoz Ruçi?
Gramoz Ruçi lindi në Tepelenë, më 6 dhjetor 1951. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë Pedagogjik, dega Bio-Kimi. Nga viti 1971 deri në vitin 1978 ka ushtruar profesionin e arsimtarit.

Veprimtarinë politike Z.Ruçi e ka nisur në vitin 1978 ku deri në vitin 1991 ka qenë nëpunës në organet partiake dhe shtetërore. Në periudhën shkurt-qershor të vitit 1991 ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme.
 
Në vitet 1998-1999 ka qenë Sekretar organizativ dhe kryetar i grupit të PS-së.

Nga viti 2010 e në vazhdim Gramoz Ruçi mban postin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së dhe atë të Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të PS-së. Zoti Ruçi është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në gjashtë legjislatura dhe aktualisht është anëtar në Komisionin për Integrimin Europian.

Kryeministri Rama ka deklaruar se drejtuesi i ri i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste do të jetë Taulant Balla.

gramoz ruci kryetar i parlamentit

Kush ështe Taulant Balla?

Taulant Balla lindi në 12 Gusht 1977. Ka kryer studimet e larta dhe ato pasuniversitare në degën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në universitetin “Al.I.Cuza” në Lasi, Rumani. Ka përfunduar Shkollën Doktorale dhe ka mbrojtur tezën e doktoraturës me temë “Reformimi i Sistemit Vendimmarrës në Bashkimin Europian” me vlerësimin Magna Cum Laude.

Pjesë e përgatitjes së tij profesionale janë edhe eksperiencat studimore në disa qendra universitare në Konstanz , Londër, Paris, Ëashington. Balla në vitin 2002 u angazhua në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të PSSH. Ka qenë pjesë e stafit politik si këshilltar i Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Integrimit, i Ministrit të Financave dhe më pas anëtar i stafit politik të Kryeministrit të Shqipërisë.
 
Taluant Balla në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005, u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë duke përfaqësuar banorët e Bashkisë Librazhd dhe të komunave Qendër, Orenjë, Lunik, Polis dhe Stëblevë. Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, u ri-zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë në qarkun Elbasan, rrethi Librazhd.

Në Zgjedhjet Parlamentare të 23 Qershorit 2013, Taulant Balla u ri-zgjodh Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në Qarkun Elbasan, rrethi Librazhd. Z. Balla sot ka funksionet si Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Nënkryetar i Grupit Parlamentar të PSSH.
Balla është zgjedhur është zgjedhur deputet sërish në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

taulant balla kreu i grupit te ps

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit