Ruçi kundër Kokëdhimës:Kongresi 
 nuk shtyhet, vendim i Asamblesë

Ruçi kundër Kokëdhimës:Kongresi <br /> nuk shtyhet, vendim i Asamblesë
TIRANE- Kongresi i Partisë Socialiste, i thirrur për në janar të vitit 2016 nuk mund të shtyhet, pa një vendim të Asamblesë Kombëtare. Ky është qëndrimi që mban Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruçi. I pyetur nëse është e mundur që thirrja e Kongresit të shtyhet sikundërse koordinatori i jugut Koço Kokëdhima kishte kërkuar, numri dy i PS-së tha për gazetën “Shqiptarja.com” se Kongresi nuk mund të shtyhet, pasi ky është një vendim i marrë nga Asambleja Kombëtare.

Kongresi nuk mund të shtyhet. Ju e dini që ka një vendim të Asamblesë Kombëtare për ta thirrur në janar. Askush nuk mund të shkelë apo të ndryshojë mendimet e Asamblesë”,-tha Gramoz Ruçi.

Të njëjtin qëndrim mban dhe deputeti i Qarkut të Vlorës, Fatmir Toçi, i cili thotë se nuk ka asgjë të keqe që dikush të bëjë propozime, por ama vendimmarrja duhet të kalojë nga Asambleja Kombëtare.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)