Ruçi: Kuvendi vijon punën online, kombi s'do ta harrojë kurrë sakrificën e mjekëve, policëve dhe ushtarëve

Ruçi: Kuvendi vijon punën online, kombi s'do ta harrojë kurrë sakrificën e mjekëve, policëve dhe ushtarëve

TIRANE-Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi shprehet se kombi nuk do ta harrojë kurrë sakrificën e mjekëve, infermierëve, policëve dhe ushtarëve në këto ditë të jashtëzakonshme për shqiptarët dhe njerëzimin. Sa i përket punës së komisioneve të Kuvendit, ai thotë se po vijon online.

Rreziku që i kanoset jetës së qytetarëve shqiptarë dhe gjithë njerëzimit nga koronavirusi, na ka bërë më të bashkuar e solidarë me njeri-tjetrin, edhe pse në distancë sociale. Por distanca fizike ka shkurtuar distancën shpirtërore e njerëzore. Shpreh mirënjohjen e thellë të Kuvendit dhe timen personale për mjekët, infermierët dhe personelin që shërbejnë me vetëmohim në vijën e parë të zjarrit dhe shpëtojnë jetët e njerëzve si edhe për punonjësit e policisë dhe pjesëtarët e forcave të armatosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. 30 mjekët shqiptarë që nisën dje shërbimin në spitalet italiane u bënë mesagjerë të humanizmit shqiptar, dallëndyshet që lajmërojnë fitoren e jetës.

Ata iu bashkuan qindra mjekëve shqiptarë që kontribuojnë me përkushtim në mjaft vende të botës, në të pesë kontinentet dhe lartësojnë emrin e Shqipërisë e të shqiptarëve. Kombi nuk do ta harrojë kurrë sakrificën e mjekëve, infermierëve, policëve dhe ushtarëve të tij në këto ditë të jashtëzakonshme për shqiptarët dhe njerëzimin. Deputetët dhe komisionet e Kuvendit, pavarësisht kushteve të imponuara nga COVID-19, vazhdojnë të punojnë online dhe njëkohësisht të kujdesen për qytetarët në nevojë. Të gjithë qytetarët të zbatojmë rregullat e kësaj lufte dhe të kontribuojmë në mbrojtjen e jetëve!”shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PS ka punuar aqe shume saqe ,,jemi krenare..: 29/03/2020 16:58

    Por Juve z..Ruci jeni njesoje Si AI Serbi. Sali ,,se edhe Juve nje mute komunidzi keni qene ..Dhe Si i paftyre keni manipuluar.Meqe seshte koha te Meret PS me Juve tani..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni

Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni